shperthim-i-fuqishem-ne-madrid-te-spanjes

Shpërthim i fuqishëm në Madrid të Spanjës

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një ndërtesë në qendër të kryeqytetit të Spanjës, Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi ndodhi rreth orës 15:00 me kohën lokale në një apartament në lagjen Puerto de Toledo në qendër të Madridit.

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, katet e sipërme të ndërtesës janë dëmtuar për shkak të shpërthimit.

Dëshmitarët okularë thonë se ka shumë njerëz të lënduar.

Shumica e automjeteve të parkuara në rrugën përpara ndërtesës ku ndodhi shpërthimi janë dëmtuar, ndërkohë që mbrojtja civile, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore e kanë shndërruar zonën në një korridor të sigurisë.

Siç raportohet, pranë ndërtesës kishte një shtëpi pleqsh, shkollë dhe kishë. Mediat lokale thonë se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të një rrjedhjeje gazi.

The post Shpërthim i fuqishëm në Madrid të Spanjës appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Nigeri, për të 12-tën ditë radhazi nuk raportohet asnjë rast i vdekjes nga COVID-19

Radio-Ahireti

Numri i votave dhe ulëseve të fituara në Kuvend nga partitë politike nga viti 2001

Radio-Ahireti

Vendet e QUINT-it kërkojnë proces të drejtë zgjedhor në Kosovë

Radio-Ahireti

Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen

Radio-Ahireti

Presidenti Biden përdor autoritetin ekzekutiv për të kontrolluar dhunën me armë zjarri

Radio-Ahireti

Mbi 300 serbë të Mitrovicës paguhen nga buxheti i Kosovës, pa punuar fare

Radio-Ahireti