shqiperi:-1-vit-pandemi,-100-mije-te-prekur,-shume-vdekje-dhe-shpresa-per-vaksinen

Shqipëri: 1 vit pandemi, 100 mijë të prekur, shumë vdekje dhe shpresa për vaksinën

Pavarësisht debateve mes mjekëve se Covid-19 ka qenë në qarkullim më herët në vendin tonë, numërimi i rasteve pozitive nis nga 9 marsi i 2020. Në fillimet e pandemisë gjithçka ishte e panjohur për virusin, frika pushtoi mbarë njerëzimin. Drama që po përjetonte Kina dhe Italia fqinje ishte tronditëse dhe kambanë alarmi për vendin tonë, i cili do të goditej në pikën më të dobët, në shëndetësi. Për tre muaj, vendi u izolua, shëndetësia u ngrit në gatishmëri dhe kërkonte financime si asnjëherë më parë.

Gjatë karantinës, infektimet ishin me një shifër, edhe më të ulëta humbjet e jetës. Covid-19 ishte ankthi më i madh, ndaj dhe masat mbrojtëse respektoheshin nga të gjithë. Infektivi mori hijen e rëndë, i pari spital karantinë për rastet e vështira, e pas tij u hap sanatoriumi dhe të tjera struktura Covid.

Me rihapjen e vendit në qershor dhe muaj më vonë, Sars COV-2 zgjeronte hartën e infektimeve, vdekjet po shtoheshin madje edhe brenda radhëve të mjekëve, më të ekspozuarit ndaj virusit. Ndërsa në popullatë, masat mbrojtëse po neglizhoheshin dukshëm. Thuajse çdo 3 muaj shënohej një valë infektimesh, ndërsa masat kufizuese që dilnin nga komiteti i ekspertëve ishin më liberale se situata nga pandemia, madje edhe se skenarët shtrëngues të vendeve fqinje e më tej.

Edhe me vaksinimin jemi shumë larg vendeve të Evropës. Më 11 janar u hap fushata e vaksinimit, kryeministri e injektoi i pari dhe më pas mjekët e spitaleve Covid. Mbi 20 mijë persona janë vaksinuar deri tani, personel mjekësor dhe të moshuarit në azile. Qeveria ka premtuar vaksinim intensiv deri në qershor, por duket se më herët do të prekemi nga Covid-19, se sa të imunizohemi nga vaksina.

Tremujori i fundit i një viti pandemi, veçanërisht shkurti, shënoi pikun e infektimeve dhe të vdekjeve. Rastet ditore ishin me katër shifra dhe gati 20 humbje jete çdo 24 orë. Virusi u bë më agresiv për shkak të qarkullimit të mutacioneve të reja të cilat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Sipas të dhënave zyrtare, në 1 vit pandemi, janë prekur nga koronavirusi më shumë se 113 mijë persona dhe 35 mijë janë të sëmurë aktivë. Por, me llogaritjet e epidemiologëve, infektimet në popullatë janë 10 herë më të larta se shifrat zyrtare. Në vitin e parë të pandemisë, kanë humbur jetën mbi 1900 qytetarë./A2

TË ngjajshme

Numërohen mbi 15% të votave në Prizren, kjo parti po prin bindshëm

Radio-Ahireti

Ky është moti për dy ditët e ardhshme

Radio-Ahireti

Gjithçka që dihet për sulmuesin që mbyti një polic në Kapitol të Amerikës

Radio-Ahireti

Politikanët amnistojnë veten për shkeljen e masave kundër COVID-19

Radio-Ahireti

Ngjarjet e datës 5 mars

Radio-Ahireti

CEB do t’i ndihmojë Kosovës në blerjen e vaksinës anti-Covid, Hoxhaj: Duhet të bashkohemi me OBSH-në

Radio-Ahireti