shqiperi,-20-viktima-dhe-847-raste-te-reja-me-covid-19

Shqipëri, 20 viktima dhe 847 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3268 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 847 persona.

Fatkeqësisht 20 pacientë nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1,876.

Sakaq situata vijon të mbetet shqetësuese në spitalet Covid në Tiranë dhe në tre spitalet rajonale, ku aktualisht po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1014 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 16,807 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3268 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,853 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç.

The post Shqipëri, 20 viktima dhe 847 raste të reja me COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Tri veprimet e para të Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së

Radio-Ahireti

Thaçi apelon te qytetarët e Kosovës për kujdes të shtuar nga COVID-19

Radio-Ahireti

6 viktima dhe 730 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

QKUK ka shtretër dhe hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve me Covid

Radio-Ahireti

Ish i burgosuri në Serbi rrëfen tmerrin që përjetoi: Na i lidhnin duart me litarë që futeshin në mish

Radio-Ahireti

Edhe dy raste të konfirmuara me coronavirus në Kosovë, shkon në 24 numri i të prekurve me Covid-19

Radio-Ahireti