shqiperi:-koronavirusi-i-merr-jeten-regjisorit-kujtim-gjonaj

Shqipëri: Koronavirusi i merr jetën regjisorit Kujtim Gjonaj

Regjisori Gjonaj ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spital infektiv “Shefqet Ndroqi” ku gjendja e tij u rënduan dhe nuk mundi të mbijetonte. Lajmi për vdekjen e tij u dha nga i biri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kujtim Gjonaj ishte skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues. Ai lindi në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.

Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave./A2news

TË ngjajshme

Acari në Gjermani, kosovari lëshon hotelet e tij për të pastrehët

Radio-Ahireti

Gjermani, skandali i maskave/ Dorëhiqet ligjvënësi i CDU, përfitoi 250 mijë euro

Radio-Ahireti

​Bien infektimet në Shqipëri, 286 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID-19

Radio-Ahireti

Hetimet pa fund për “Autostradën e Gjilanit”, prokurorja rikthehet në punë pas katër muajve

Radio-Ahireti

​Në Shqipëri do të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca

Radio-Ahireti

Aksident i rëndë në rrugën Fushë Krujë-Laç, një i vdekur dhe 2 të lënduar

Radio-Ahireti