“shqiperia-e-madhe”,-ambasada-ruse-ne-tirane-i-reagon-haradinajt:-provokim,-po-perparon-si-ide

“Shqipëria e Madhe”, ambasada ruse në Tiranë i reagon Haradinajt: Provokim, po përparon si ide

Përmes një reagimi në Facebook, ambasada ruse thotë se këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe “kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”.

“Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”– shkruan Ambasada në një reagim në Facebook.

Ndërkohë, ditë më parë, Haradinaj deklaroi se për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare shikon si opsion bërjen e një referendumi për Bashkimin Kombëtar.

“Shpjegova për rrezikun që Kosova të mbetet në pozita të njëjta për shumë vite në vijim, e rrethuar dhe e izoluar. Edhe pse ne kemi orientimin tonë euroatlantik, nuk jemi pa opsion, nëse kjo gjendje e Kosovës do të vazhdojë me tendenca që të zgjatet deri në pafundësi. Opsioni tjetër, do të jetë Referendumi i organizuar për bashkimin tonë më Shqipërinë, sepse ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ky nuk është kërcënim për askënd, por thjesht Kosova e ka të domosdoshme anëtarësimin në NATO, qoftë si shtet i pavarur, qoftë si e bashkuar me Shqipërinë”

Një reagim i tillë i Ambasadës së Rusisë në Tiranë vjen në një kohë ku Shqipëria shpalli ‘non grata’ diplomatin Alexez Krivosheev, për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid. Këtë dëbim Rusia e ka cilësuar si një provokim nga ana e Shqipërisë dhe sipas tyre nuk do lihet pa përgjigje reciproke.

Reagimi i plotë i Ambasadës Ruse në Shqipëri:

Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Komuna e Vushtrrisë regjistron Ndërmarrjen Publike Lokale “ Përparimi” SH.A.

Radio-Ahireti

Anton Quni flet për rezultatin e dobëta të LDK-së

Radio-Ahireti

​Nga 210 libra do të pranojnë bibliotekat komunale në Kosovë

Radio-Ahireti

SHBA, shteti i Virxhinias heq dënimin me vdekje

Radio-Ahireti

“Nëse LDK-ja e ka zgjedhur Thaçin president, pse të mos ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit”

Radio-Ahireti

Hoti: Deri në fund të javës disbursohen 20 milionë euro për 19 mijë fermerë

Radio-Ahireti