shqiperia-shtrengon-masat-anticovid,-nga-neser-pritet-kufizim-i-levizjes

Shqipëria shtrëngon masat antiCOVID, nga nesër pritet kufizim i lëvizjes

Burime të Top Channel bëjnë me dije se efektivë të policisë kanë njoftuar lokalet që të marren masa për mbyllje nga ora 20:00, të ditës së nesërme.

Po ashtu, këtë lajm e konfirmon për Top Channel edhe kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj, se është dhënë një urdhër verbal, që nga nesër baret mbyllen në orën 20:00.

Ne këtë situate te përkeqësuar, Komiteti i ekspertëve mblidhet nesër për të zyrtarizuar masa shtesë, nga ku me gjasa mund të dalë një vendim për forcim të masave kufizuese për shkak se infektimet janë shtuar së tepërmi.

Mbetet për t’u parë nëse orari i ndalim qarkullimit mund të nisë nga ora 21:00, 20:00 apo 18:00 dhe baret mund të detyrohen që të funksionojnë vetëm në ambiente të hapura.

Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendshme.

TË ngjajshme

Shëndet dhe mbarësi, thotë Abbott

Radio-Ahireti

​Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për lëndim trupor dhe armë mbajtje pa leje

Radio-Ahireti

Dhjetra të vdekur nga një sulm me makinë bombë në Afganistan

Radio-Ahireti

Zhduket një person në Gjakovë

Radio-Ahireti

KMDLNJ: Të formohen institucionet pa vonesa e kundërshtime

Radio-Ahireti

KPM-ja fton mediat të angazhohen për mbulim profesional të fushatës zgjedhore

Radio-Ahireti