shtetet-europiane-mbeshtesin-ligjin-e-ri-per-transparencen-e-taksave

Shtetet europiane mbështesin ligjin e ri për transparencën e taksave

Sipas të ashtuquajturit raportim vend për vend, kompanive shumëkombëshe do t’u kërkohet të publikojnë të dhënat kryesore financiare dhe informacionet në lidhje me taksat në bazë vendi.

“Unë jam i lumtur të them se ne morëm një mbështetje shumë të fortë nga një shumicë e madhe e vendeve anëtare”, tha ministri portugez i Ekonomisë, Pedro Siza Vieira, pas një takimi me 26 homologët e tij, raporton ATSh.

Komisioni Europian i propozoi rregullat, fillimisht, në 2016, por mekanizmi mbeti në ngërç për vite me rradhë.

Kundërshtimi i fortë erdhi nga Gjermania, e cila argumentoi se një raportim i tillë do t’i vinte kompanitë e saj në një disavantazh ndërkombëtarisht.

Me shumicën e 27 ministrave përkatës, që kanë shprehur mbështetjen e tyre për futjen e rregullave të transparencës tatimore, vendimi tani do të duhet të miratohet me shkrim.

Më pas, ai do të ndërtojë bazën për negociatat midis Këshillit të BE-së, Parlamentit Europian dhe KE.

TË ngjajshme

Erëra të fuqishme në Dukagjin, ndërprehet energjia elektrike

Radio-Ahireti

Analistët ndërkombëtarë shohin lëvizje të pozicioneve amerikane për dialogun Kosovë-Serbi

Radio-Ahireti

COVID-19: Mbi 13 mijë raste aktive, spitalet të bllokuara nga pacientët në pritje të vaksinave të para

Radio-Ahireti

Teksas: Temperaturat e ulëta kërcënojnë prodhimin e naftës dhe gazit

Radio-Ahireti

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Radio-Ahireti

​Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për lëndim trupor dhe armë mbajtje pa leje

Radio-Ahireti