si-ta-kuptoni-se-vaksina-anti-covid-ka-ndikuar-keq-–-keto-jane-shenjat-e-mpiksjes-se-gjakut

Si ta kuptoni se vaksina anti-covid ka ndikuar keq – Këto janë shenjat e mpiksjes së gjakut

Të martën, shpërndarja e vaksinës Johnson&Johnson me një dozë u ndalu për shkak të shfaqjes së një reagimi shumë të rrallë negativ, shkruan lajmi.net.

Vaksina J&J shkaktoi tek 6 gra të moshave 18-48 mpiksje gjaku brenda 3 javëve pas vaksinimit. Ky lloj i mpiksjes së gjakut është shumë i rrallë.

Njëra nga gratë ka ndërruar jetë dhe një tjetër është e spitalizuar në gjendje kritike. Kjo mpiksje e gjakut njohet si CVST dhe mund të shkaktoj sulm në tru.

CVST ndodhë kur sinusët venoz bllokohen nga mpiksja e gjakut dhe e lënë trurin pa gjak. Kjo shkakton rrjedhje gjaku nga enët e gjakut në tru, duke shkaktuar hemorragji.

Simptomat e CVST përfshijnë:

  • Dhimbje koke shumë të rëndë
  • Shikim të turbullt
  • Humbje e vetëdijes
  • Paaftësi për të kontrolluar lëvizjet e disa pjesëve të trupit
  • Sulm epileptik ose dridhje
  • Koma

Si mund ta trajtoni?

Sa më shpejtë që fillon trajtimi aq më pak pasoja do të ketë.

Doktorët përdorin lëngje, antibiotik, barëra kundër sulmit epileptik, operim ose metoda të tjera varësisht nga situata.

Nevoja për të reaguar shpejt është kyçe, sepse duhet shumë pak kohë që të bëhet vonë. Nëse ju ose dikush i afër përjeton këto simptoma pas marrjes së vaksinës, duhet të reagohet sa më shpejt. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Vazhdon nepotizmi: Motra e deputetit të VV-së emërohet në Bordin e Teatrit Kombëtar

Radio-Ahireti

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor

Radio-Ahireti

Për tri ditë në Kosovë vaksinohen 1 mijë e 900 punëtorë shëndetësor

Radio-Ahireti

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Radio-Ahireti

Sali Berisha refuzon të vaksinohet për COVID-19

Radio-Ahireti

Sa rrezikohet Kosova nga tërmetet?

Radio-Ahireti