sinqeriteti-dhe-vertetesia

Sinqeriteti dhe vërtetësia

Pejgamberi i Allahut salallahu alejhi ue sel-lem thotë: “Vërtetësia çon drejt drejtësisë e përkushtimit, të cilat çojnë drejt Xhenetit. Njeriu vazhdon ta flasë të vërtetën, derisa bëhet njeri i së vërtetës. Ndërsa mashtrimi të çon drejt poshtërsisë e gënjeshtrës. Njeriu vazhdon të gënjejë, derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.”

Sidk (vërtetësia), e  kundërta e gënjeshtrës, domethënë të flasim për diçka ashtu siç është. Sidk, është harmonia mes asaj që gjendet në zemër dhe fakteve reale. Sidk është shkalla më e lartë e mekameve të pejgamberisë. Ai është themeli i ahlakut, dhe me të çdo vepër plotësohet. Sidk është këmbëngulja dhe përkushtimi në rrugën drejt qëllimit.

Ihlasi (sinqeriteti) është sidk në nijet (qëllim). Kjo domethënë që njeriu me veprat e tij e kërkon kënaqësinë vetëm të Allahut të Madhëruar, në zemrën e tij e kultivon dëshirën që gjithçka të jetë në harmoni me atë që dëshiron Allahu, duke iu frikësuar ndëshkimit dhe duke e shpresuar shpërblimin e Tij.

Sidk në fjalë nënkupton harmoninë e fjalëve dhe gjendjes. Domethënë ruajtjen e gjuhës nga gënjeshtra, madje edhe atëherë kur vërtetësia të shpie në vdekje. Mandej vërtetësia në duatë në të cilat i lutemi Allahut. Si për shembull, nëse me gjuhë themi: “Unë e kthej fytyrën time drejt Atij që krijoi qiejt dhe Tokën”, në të vërtetë duhet ta mendojmë atë. Përndryshe, nëse në çastin që po e themi këtë, mendja jonë është e preokupuar me dynjallëkun, atëherë ne kemi gënjyer.

Sidk në vepra domethënë që ato të jenë në harmoni me fjalët; që brendia t’i përgjigjet asaj që shfaqet dhe e kundërta. Kjo është ruajtje e veprave nga shtirja dhe hipokrizia dhe paprituria e mirësive të kësaj dynjaje për atë që e bëjmë.

Shkurtimisht, është mënyrë jetese në të cilën gjithçka është për hir të Allahut të Madhëruar.

Autor: Fahrudin Vojić
Përktheu: Lutfi Maremi

[Isl@mpress.ch]

TË ngjajshme

Tregimi për njeriun që kurrë nuk kishte bërë lutje për fëmijët e tij

Radio-Ahireti

Ramazani, rasti më i mirë për të hapur tre porta

Radio-Ahireti

Për të pasur sukses duhet angazhim dhe përpjekje

Radio-Ahireti

Unë e dua Pejgamberin e Allahut, po ti?!

Radio-Ahireti

Petku i devotshmërisë

Radio-Ahireti

Mos kërkoni njerëz perfekt sepse nuk ekzistojnë…

Radio-Ahireti