sjellja-gjate-shitblerjes

Sjellja gjatë shitblerjes

1. Allahu i Madhërishëm kërkon që njeriu të punojë dhe të fitojë. Cili është ushqimi më i mirë për njeriun?

Pejgamberi (savs), në transmetimin e sahabiut të famshëm El-Mikdam (r.a.) thotë: “Askush kurrë nuk do të hajë ushqim më të mirë se ai që e ka fituar me dorën e tij. I Dërguari i Allahut Davudi (a.s.), ka ngrënë ekskluzivisht atë që ka fituar me duart e veta.”

2. Kur pezullohet biznesi dhe shitja?

Biznesi dhe shitjet pezullohen vetëm gjatë namazit, veçanërisht gjatë namazit të xhumasë.

3. Cilët janë besimtarët e vërtetë sipas Kuranit?

Allahu i Madhërishëm për besimtarët e vërtetë thotë se ata janë: “Njerëz të cilët nuk i pengon blerja dhe shitja për ta përmendur Allahun, falin namaz dhe japin sadakë.”

4. Cili është ajeti në përkthim që flet për xhumanë dhe biznesin?

Ky është ajeti vijues:“O besimtarë, kur të thirreni për lutje ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun (namazi i xhumasë) dhe pezulloni shitblerjen; kjo është më mirë për ju, nëse e dini!E kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Allahut dhe përmendeni shumë Allahun, për të arritur shpëtimin.” (el-Xhumua, 9-10)

5. Prej ç’kahit duhet veçanërisht të ruhemi gjatë shitblerjes dhe biznesit?

Veçanërisht duhet të ruhemi nga marrja ose dhënia e kamatës. Allahu i Madhërishëm na paralajmëron në mënyrë të qartë: “Allahu ka lejuar tregtinë, kurse kamatën e ka ndaluar!”

6. Kënd e ka mallkuar Pejgamberi (savs), në lidhje me kamatën,?

Abdullah ibn Mesudi (r.a.) thotë: “I Dërguari i Allahut (savs) e ka mallkuar atë që merr kamatë, atë që jep kamatë, dy dëshmitarët që dëshmojnë dhe noterin i cili e regjistron atë!”

7. Cili popull e shkakton dënimin e Allahut?

Në transmetimin e Abdullah ibn Mesudit (r.a.), Pejgamberi (savs)ka thënë:“Tek një popull që përhapja zinaja dhe kamata, ai popull e shkakton dënimin e Allahut.

8. Në cilën shoqëri do të jetë tregtari i ndershëm?

Ebu Seid (r.a.) transmeton nga Pejgamberi (savs), hadithin vijues: “Tregtari i ndershëm dhe i besueshëm do të jetë në shoqërinë e pejgamberëve, të sinqertëve dhe dëshmorëve!”

9. Si do të ringjallen shumica e tregtarëve?

Transmetohet nga Rifa’ (r.a.), se i Dërguari i Allahut (savs), ka thënë: “Të gjithë tregtarët do të ringjallen në Ditën e Gjykimit si mëkatarë, përveç atyre që i frikësohen Allahut, bëjnë bamirësi dhe shpërndajnë sadakë!”

10. Cilët janë tre personat të cilët, sipas hadithit- Allahu nuk do t’i shikojë në Ditën e Gjykimit, e as nuk do t’ua falë mëkatet dhe ata i pret dënim i dhimbshëm?

Ebu Dherri (r.a.), transmeton se Pejgamberi (savs) ka thënë: “Tre persona Allahu nuk do t’i shikojë në Ditën e Gjykimit, as nuk do t’ua falë mëkatet dhe ata i pret dënim i dhimbshëm.” Ai e përsëriti këtë kërcënim tri herë. Sahabët e pyetën: Kush janë ata që janë zhdukur dhe shkatërruar ashtu, o i Dërguari i Allahut?! Ai u përgjigj:“Personi i cili e përfol veprën e mirë që ka bërë, personi që (nga arroganca) i lëshon rrobat (nën nyje) dhe personi që e shet mallin e tij duke u betuar rrejshëm!”

11. Çdo lloj mashtrimi gjatë shitblerjes është rreptësisht i ndaluar. Çka është e ndaluar në atë kuptim?

Është e ndaluar të pritet dhe takohet tregtari para daljes në treg për ta blerë mallin më lirë, si dhe abstenimi i mjeljes së kafshëve, në mënyrë që ato të kenë më shumë qumësht me rastin e shitjes, pastaj ngritja e çmimit artificialisht në treg, në mënyrë që blerësit, duke menduar se dikush do tu jep çmim më të lartë, të paguajnë më shumë. Për këtë, Pejgamberi (savs) në transmetimin e Ibni Abasit (r.a.), ka deklaruar qëndrimin e qartë islam:“Mos i pritni karvanët para tregut, mos i shisni kafshët e pa mjelura disa ditë dhe askush prej jush mos ta ngrejë çmimin ndaj tjetrit!”

12. A është mëkat monopoli (grumbullimi e diçkaje, që në kohë të mungesës që do të shitet shumë më e shtrenjtë)?

Omer ibn el-Hattabi (r.a.), transmeton se Pejgamberi (savs) ka paralajmëruar: “Kush grumbullon ushqim, në mënyrë që t’ua shesë më shtrenjtë muslimanëve në kohë të mungesës, Allahu i Madhërishëm do ta dënojë atë me sëmundjen e lebres dhe me shkatërrim financiar!

13. Sa persona që kanë lidhje me alkoolin i ka mallkuar Pejgamberi (savs)?

Enes ibn Maliku dhe Abdullah ibn Omeri (r.a.) e transmetojnë këtë hadith: I Dërguari i Allahut (savs), i ka mallkuar 10 (dhjetë) njerëz në lidhje me alkoolin: (1) Konsumuesin e alkoolit, (2) shërbyesin e alkoolit,(3) shitësin e alkoolit, (4) blerësin e alkoolit, (5) kulluesin (shtrydhësin e rrushit, destiluesin) e alkoolit,(6) atë për të cilin kullohet, (7) ruajtësin e alkoolit, (8) bartësin e alkoolit, (9) atë që i dërgohet alkooli, (9) ngrënësin e fitimit të alkoolit.”

14. Përveç alkoolit, çka është e ndaluar për muslimanin të tregtojë?

Është e ndaluar të tregtohet me cofëtinat, derrat dhe statujat. Xhabir ibn Abdullahu (r.a.), ka thënë se e kishte dëgjuar Pejgamberin (savs) duke thënë: “Me të vërtetë, Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, cofëtinave, derrave dhe statujave!”

15. Gjatë shitblerjes, si shitësi ashtu edhe blerësi kanë zgjedhje të lirë derisa të ndahen. Në çka bazohet ky qëndrim?

Ky qëndrim bazohet në hadithin e Pejgamberit (savs), të cilin e transmeton Abdullah ibn Omeri (r.a.):“Shitësi dhe blerësi janë të lirë të tërhiqen (nga marrëveshja) derisa të ndahen ose ta konfirmojnë shitblerjen!”

16. Në çka është bereqeti gjatë shitblerjes?

Transmeton Hakim ibn Hizami (r.a.), se Pejgamberi (savs) ka thënë: “Nëse gjatë shitblerjes (shitësi dhe blerësi) e thonë të vërtetën dhe i përmendin mangësitë (e mallit të tyre), shitblerja e tyre do të jetë e bekuar, ndërsa nëse ata gënjejnë dhe i fshehin të metat (e mallit të tyre) bereqeti do të hiqet nga shitblerja e tyre!”

17. Kur është e bekuar puna dhe fitimi?

Ngritja herët dhe kërkimi i nafakës, përmes shitblerjes dhe biznesit, është veçanërisht e lavdëruar nga Islami. Pejgamberi (savs), i është lutur Allahut të Madhërishëm në lutjet e tij për t’i bekuar fitimet e pasuesve të tij dhe furnizimet që fitohen në ngritjen e hershme dhe biznesin e hershëm. Sehr el-Gamidi (r.a.), transmeton se Pejgamberi (savs), ka thënë: “O Allah, bekoji pasuesit e mi në ngritjen e tyre të hershme!”

18. Në cilën periudhë më së shumti ndahet nafaka?

Transmeton Fatimja (r.a.), vajza e Pejgamberit (savs), se një mëngjes Pejgamberi (savs), kishte shkuar tek ajo, derisa ajo kishte qenë duke fjetur, ai e kishte shtyrë dhe i kishte thënë: “Çohu, vajza ime, prezanto në furnizimin e Zotit tënd dhe mos u bëj e pakujdesshme. Allahu i Madhërishëm i ndan furnizimet njerëzore (çdo ditë) ndërmjet agimit dhe lindjes së diellit!”

19. Çfarë shpërblimi do të ketë ai që ia shtyn shlyerjen e borxhit tjetrit ose ia fal atë?

Pejgamberi (savs), në transmetim të Ebu Hurejres (r.a.), ka thënë:“Kush ia shtynë shlyerjen e borxhit atij që nuk është në gjendje ta shlyejë, ose ia fal borxhin, në Ditën e Gjykimit Allahu do ta strehojë atë në hijen e fronit të Tij, kur nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Tij!”

20. Çka mund të sjellë falja e borxhit të varfërve?

Ebu Hurejre (r.a.), transmeton se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Një njeri u huazonte njerëzve, kurse shërbëtorit të tij i thoshte: ‘ Kur të shkosh tek personi i varfër, mos e kërko prej tij (falja atij) që Allahu të na falë neve. – dhe kur shkoi tek Allahu, Ai e fali atë.”

Autor: Malik Nurović;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

TË ngjajshme

Në vend të vetëpëlqimit, të lëmë puna të flas për ne…

Radio-Ahireti

BEDUINI QË E LA NËNËN E TIJ NË SHKRETËTIRË

Radio-Ahireti

Kujdes nga përgojimi dhe shpifja ndaj nderit të dikujt

Radio-Ahireti

Mehas Alija: Shqiptarët myslimanë duhet të paraqesin shembullin e një bashkësie të moderuar, evropiane

Radio-Ahireti

Parimi islam i Shura-s e kundërshton tiraninë dhe arbitraritetin

Radio-Ahireti

Lutja për vëllaun që nuk është prezent

Radio-Ahireti