Image default

Skandali i radhës/ E rrahën qytetarin se hyri në të kuqen – suspendohen 7 policë në Gjakovë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar 7 zyrtarë policorë nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim i rëndë trupor.

Sipas raportimit në media, 3 nga 7 zyrtarët policorë të suspenduar e kanë rrahur një person sepse ka hyrë në të kuqen në semafor.

IPK në komunikatën e saj për media ka sqaruar se: “Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor nga policia si pasojë e lëndimeve trupore që dyshohet se kanë ardhur nga përdorimi i forcës nga zyrtarët policorë. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot tre zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor të Gjakovës) që ishin të përfshirë në këtë incident. Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.”.

Hetuesit e IPK-së po vazhdojnë të bëjnë hetimet lidhur me rastin dhe po bashkëpunojnë ngusht me prokurorin përgjegjës për të sqaruar e këtij incidenti.

Ky rast vjen pas skandalit të videos së publikuar ku shihet polici i Kosovës Haris Kelmendi duke ushtruar dhunë ndaj një personi në stacionin policor.

Kjo është komunikata e plotë e IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) ka pranuar një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Gjakovë.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit kur qytetari ishte ndaluar nga policia në Gjakovë fillimisht për një kundërvajtje në trafik.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast duke dalë në vendin e ngjarjes.

Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor nga policia si pasojë e lëndimeve trupore që dyshohet se kanë ardhur nga përdorimi i forcës nga zyrtarët policorë.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot tre zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor të Gjakovës) që ishin të përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Lidhur me këtë rast, bazuar në autorizimet ligjore, IPK ka bërë rekomandimin për suspendim edhe të katër zyrtarëve tjerë policorë.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti. 

The post Skandali i radhës/ E rrahën qytetarin se hyri në të kuqen – suspendohen 7 policë në Gjakovë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

SHBA, rriten masat e sigurisë para inaugurimit të Joe Biden

Radio-Ahireti

Brenda disa dite fillon verifikimi i votave të diasporës, numërimi i tyre kryhet për dy ditë

Radio-Ahireti

Del në pah “telegrami diplomatik” që tregon se si Franca urdhëron të arratisen autorët e gjenocidit në Ruandë

Radio-Ahireti

KQZ: Janë rinumëruar 312 vendvotime nga 552

Radio-Ahireti

Çavuşoğlu takohet me kreun e NATO-s, Stoltenberg

Radio-Ahireti

Ish ylli i NBA, Stiven Xhekson tregon pse pranoi Islamin

Radio-Ahireti