Image default

Sot mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se seanca ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të mbahet sot, më 16 shkurt në.

Seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit mbahet në ora 11:00.

Ndryshe, sa i përket seancës për Salih Mustafën, javën e kaluar ka pasur zhvillime.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka marrë vendimin e parë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procesin gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Katër persona janë paraqitur si viktima dhe kanë aplikuar përmes postës elektronike për t’u bërë pjesëmarrës në procesin gjyqësor kundër Mustafës.

Tre nga personat që u paraqitën si viktima vijnë nga e njëjta familje, thuhet në raportin që Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ia ka dorëzuar gjykatësit Nicolas Guillou.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave thotë se aplikantët s’kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet nga kjo zyrë.

Gjykatësi Nicolas Guillou ka vlerësuar se viktimat e paraqitura kanë përshkruar akte që s’kanë lidhje gjeografike dhe kohore me krimet për të cilat akuzohet ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.

Zyra që merret me viktimat thotë se aplikuesit s’kanë kërkuar masa mbrojtëse, me përjashtim të njërit, që ka kërkuar që informacioni i tij identifikues të mos zbulohet për publikun.

The post Sot mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Katër të vdekur dhe 307 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Dy të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

21 viktima dhe 444 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Radio-Ahireti

Armin Laschet u zgjodh udhëheqës i Unionit Kristian Demokrat në Gjermani

Radio-Ahireti

Turqi, arrestohen 130 ushtarakë nën dyshimet për lidhje me FETO-n

Radio-Ahireti

Hoxhë Mazllam Mazllami shënon 30 vjetorin e veprimtarisë.

Radio-Ahireti