sot-ne-shkolla,-ora-e-pare-e-mesimit-i-kushtohet-dites-se-pavaresise

Sot në shkolla, ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Pavarësisë

Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, sot janë udhëzuar që në orën e parë të mësimit, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Të mërkurën më 17 shkurt 2021, Kosova shënon 13 vjetorin e pavarësisë.

Për nderë të kësaj dite, janë paraparë një varg aktivitetesh që janë organizuar nga institucionet në vend.

Aktivitetet shtetërorë nisin në orën 08:00 me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së.

Pas kësaj në orën 09:00 do të kryhen homazhe te varri i Presidentit Rugova. Homazhe do të ketë edhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Ndërkaq pritja shtetërore për 13 vjetorin e pavarësisë do të mbahet në orën 18:00 dhe organizohet nën patronatin e u.d Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar.

The post Sot në shkolla, ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Pavarësisë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Numri global i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon 3 milion

Radio-Ahireti

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së dërgon hetues në Kosovë për punë në terren

Radio-Ahireti

Votuesit nga diaspora të shqetësuar se mund të manipulohet me votat e tyre

Radio-Ahireti

Keqpërdorimi me subvencione në bujqësi, arrestohen dy persona në Gjilan

Radio-Ahireti

Albin Kurti të shtunën ligjeron në Oxford Political Review

Radio-Ahireti

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së arrestohet nga Specialja

Radio-Ahireti