sot-pritet-te-filloje-numerimi-i-votave-me-kusht

Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht

Kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se sot gjithashtu pritet të fillojë edhe numërimi i votave të cilat kanë ardhur përmes postës.

Elezi ka shtuar se aktualisht në QNR është duke u bërë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Deri më tani janë rinumëruar rreth 88% apo 487 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Po punohet maksimalisht që deri në përfundim të ditës së sotme të përmbyllim procesin e rinumërimit”, ka njoftuar ai.

Ndërkohë, shërbimi votues i KQZ-së të premten në mesnatë ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime. Nga rezultatet preliminare janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe.

TË ngjajshme

Rama shpërthen me akuza ndaj partive në Shqipëri e Kosovë: Ata që i fryjnë zjarrit të detit me Greqinë janë maskarenj

Radio-Ahireti

Pacolli: Kurtit ia votova qeverinë pa kushte, ai mu hakmor

Radio-Ahireti

Gaxheri thotë se Qeveria Kurti, u.d. e presidentit dhe Kuvendi janë jolegjitimë në bazë të vendimit të Kushtetueses

Radio-Ahireti

Zv/ministri i dënuar brenda Qeverisë Kurti, thoshte se kartela zyrtare “po të shtike llugave”

Radio-Ahireti

Osmani: Urime dita e pavarësisë së shtetit tonë të dashur

Radio-Ahireti

Haziri: Ka një angazhim të të gjithëve kundër LDK-së, ka përputhje ideologjike në hijen PDK-VV

Radio-Ahireti