stoltenberg:-turqia-eshte-nje-aleate-e-rendesishme

Stoltenberg: Turqia është një aleate e rëndësishme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg bëri të ditur se Turqia është një aleate e rëndësishme, ndërsa shtoi se “Kjo mundë të vërtetohet nëse thjeshtë shikohet në hartë”.

Jens Stoltenberg mori pjesë në një video konferencë me temë “Përshtatja e NATO-s” organizuar nga Qendra për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Universitetin Stanford në Kaliforni.

I pyetur në lidhje me blerjen nga Turqia të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, Stoltenberg u përgjigj se “ndryshimet midis aleatëve të NATO-s nuk janë asgjë e re, aleanca është një platformë e mirë për të diskutuar dhe adresuar këto ndryshime, mosmarrëveshje, probleme”.

Stoltenberg vuri në dukje se Ankarasë i janë përcjell shqetësimet për çështje të tilla si S-400, Mesdheu Lindor dhe refugjatët dhe vijoi me këto fjalë: “Duhet të kuptojmë që Turqia është një aleate e rëndësishme. Nëse thjesht shikoni në hartë, mund të shihni se sa e rëndësishme është ajo. Sidomos pasi kufizohet me Irakun dhe Sirinë, përparimi i bërë në luftën kundër DAESH, çlirimin e miliona njerëzve në zonat e kontrolluara nga DAESH në rajon, infrastrukturë dhe aeroportet në Turqi kanë një rëndësi të madhe.” /trt

The post Stoltenberg: Turqia është një aleate e rëndësishme appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Pas zgjedhjeve, Kosnett shkon në zyrën e Kurtit

Radio-Ahireti

14 viktima dhe 289 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Lituania pro heqjes së vizave për Kosovën, Finlanda e rezervuar

Radio-Ahireti

Bëhet thirrje për qetësi pas reagimeve ndaj karikaturave fyese në Angli

Radio-Ahireti

UNICEF: Një në pesë fëmijë nuk ka ujë të mjaftueshëm

Radio-Ahireti

Përfshihet nga flakët spitali COVID në Mumbai, të paktën 10 të vdekur

Radio-Ahireti