stuhi-e-madhe-e-bores-ne-gjermani,-anulohen-udhetimet

Stuhi e madhe e borës në Gjermani, anulohen udhëtimet

Stuhi bore dhe erëra të forta kanë goditur sot Gjermaninë Veriore dhe atë Perëndimore, duke detyruar që trenat të anulonin udhëtimet dhe duke çuar në qindra përplasje automjetesh, transmeton Indeksonline.

Policia ka njoftuar se 28 persona u plagosën në 222 aksidente rrugore, pasi rrugët ishin të rrëshqitshme, shkruan The globe and mail.

Shërbimi gjerman i motit, DWD, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi teksa edhe autoritetet u përkujdesën për strehimin e njerëzve të pastrehë.

Ndërsa në rajonin e Muensterlandit dhe Westphalias, autoritetet ndaluan kamionët të qarkullonin në autostrada deri në orën 8.

Ndeshja e futbollit në Bundesliga midis Arminia Bielefeldit dhe Werder Bremenit u ndërpre disa orë para fillimit, për shkak të stuhisë së borës.

The post Stuhi e madhe e borës në Gjermani, anulohen udhëtimet appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

KQZ-ja njofton për masat që duhet të zbatohen në ditën e zgjedhjeve

Radio-Ahireti

Uashington, qendra islamike dhuron ushqime për nevojtarët

Radio-Ahireti

Gjigandi saudit i naftës Aramco raporton rënie të fitimit prej 44 për qind më 2020

Radio-Ahireti

Pandemia zbeh gjasat për liberalizim të vizave

Radio-Ahireti

Xhumaja e parë e Ramazanit në Xhaminë Ajasofja falet nën masat e COVID-19

Radio-Ahireti

Izrael, Netanyahu merr mandatin për formimin e qeverisë

Radio-Ahireti