suga-uron-kurtin:-kosova-do-te-kete-mbeshtetje-te-vazhdueshme-nga-japonia

Suga uron Kurtin: Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në letër urim.

Kosovën e konsideron me rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ndërsa është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e saj.

Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë COVID-19, është shprehur kryeministri Suga, teksa ka shfaqur besimin se kryeministri Kurti do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vend.

The post Suga uron Kurtin: Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Vuçiq pret që dialogu të vazhdojë në maj

Radio-Ahireti

Policia meoperacion bastisjeje, sekuestrohen armë zjarri dhe substancë narkotike

Radio-Ahireti

A do të ketë zgjedhje të brendshme PDK-ja?

Radio-Ahireti

Erdogan letër Kurtit, ka një kërkesë për të

Radio-Ahireti

Prokurorja: Shumica e dëshmitarëve do të përdoren në gjyq ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Radio-Ahireti

Kryeministri i Kanadasë merr dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca

Radio-Ahireti