Image default

Syla, pasi Vjosa Osmani bëhet bartëse e listës së VV-së: Ia ngulën Glaukut

Syla, me anë të ‘Facebook-ut, ka thënë se një gjë e tillë përcjell një mesazh për kreun e këtij subjekti politik.

“Ja ngulën Glaukut. Shpend Ahmeti në T7 ma bojke s’ka shanca Vjosa me u bo bartëse e listës. O ngomni se e njoh logjikën e Kurtit. Në Podujevë me Bulliqin, në Kosovë me Vjosën… kjo tregon se ska Vetëvendosje, por ka vetëm Albin Kurt. Ata aty brenda janë vetëm numra”, deklaroi ai në ‘Facebook’.

Pas mos-lejimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet qëndrore të Kurtit, meqë ky i fundit kishte probleme me ligjin në tri vitet e fundit, Vetëvendosja e ka konfirmuar se i është certifikuar lista. Në krye të listës, është vënë Osmani.

Gjykata Kushtetuese, pas seancës publike të mbajtur në dhjetor për votën jo-kushtetuese të deputetit Etem Arifi, ka kërkuar nga KQZ-ja që t’i referohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në zgjedhjet e radhës.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon mos-certifikimin e personave, ndaj të cilëve gjykata në tri vitet e fundit ka marrë vendim të formës së prerë për veprat penale të kryera.

TË ngjajshme

Izraeli miraton ligjin që lejon zbulimin e emrave të njerëzve të pa vaksinuar

Radio-Ahireti

Kurti ri-aktualizon idenë e bashkimit kombëtar: Po të kishte referendum, do votoja pro

Radio-Ahireti

Kurtishaj i PDK-së për lehtësimin e masave: Qeveria bëri dallime mes qytetarëve, vendim puro-politik

Radio-Ahireti

Armend Zemaj kërkon shkarkimin e bordit të SHSKUK-së dhe kreut të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Radio-Ahireti

​Votimi i personave me COVID, KQZ me 200 ekipe mobile në tërë vendin

Radio-Ahireti

Rritja e rasteve, IKSHPK me apel për qytetarët

Radio-Ahireti