Image default

Tajvani përafrohet me mediat ndërkombëtare dhe me OJQ-të

Tajvani është, pa dyshim, një nga vendet më të keqkuptuara në botë. Edhe korporatat kryesore mediatike shpesh e keqkuptojnë atë. Për shembull, në dhjetor të vitit të kaluar, ABC News, me bazë në SHBA, gabimisht iu referua Tsai Ing-wen-it si president i Tajlandës.
Kjo demokraci e gjallë e 23 milionë njerëzve shpesh injorohet nga shtypi botëror ose thjesht raportohet në kontekstin e marrëdhënieve në mes të Kinës e Tajvanit (të njohura si marrëdhënie përmes ngushticës).

Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë. Në vitet e fundit, Tajvani ka bërë një lajm kryesor për disa arritje të rëndësishme. Përcaktimi i momenteve të tilla, si të qenët vendi i parë në Azi që legalizon martesat e së njëjtës gjini në vitin 2019 dhe kontrollimin e pandemisë COVID-19 pa pasur nevojë aplikimin e masave të mbylljes totale, po e vendosin këtë vend gjithnjë e më mirë në hartë.
Megjithatë, ndryshuesi i vërtetë i lojës mund të vijë prej jashtë kufijve të Tajvanit. Armiqësia në rritje në Kinë kundër gazetarëve jashtë shtetit dhe miratimi i një Ligji drakonian të Sigurisë Kombëtare (NSL) në Hong-Kong vitin e kaluar, po ofrojnë një mundësi të paparë për këtë ishull për të tërhequr korrespondentë dhe organizata të huaja në të. Ky është një lajm i mirë, por mbetet të shihet nëse Taipei po bën sa duhet për të përfituar nga kjo mundësi.

Në mars të vitit 2020, Pekini dëboi mediat e huaja nga tri organizata të mëdha amerikane të lajmeve, The New York Times, The Wall Street Journal dhe The Washington Post. Përveç kësaj, në shtator të atij viti dy reporterë australianë u arratisën nga sjelljet e këqija të policisë në Kinë, duke mos lënë kështu asnjë medium australian me korrespondentë të huaj atje.
Si në Kinën kontinentale ashtu dhe në Hong-Kong, autoritetet ose e kanë refuzuar ose e kanë vonuar miratimin e vizave për gazetarë, ndërkaq dispozitat gjithëpërfshirëse të NSL-së, të cilat, në parim, e kritikojnë Qeverinë për krime të sigurisë nacionale, i vënë në rrezik ata që punojnë mediat e komunikimit, “Think tanks” (grupet e ekspertëve) dhe OJQ-të. Rreziku është veçanërisht i lartë për profesionistë të tillë që punojnë për organizata të huaja.
Think tank-u i gjermanit Friedrich Naumann, “Fondacioni për Liri” (FNF) hapi një Qendër Globale të Inovacionit në Hong-Kong në vitin 2019, por pas vetëm një viti mbylli zyrën e re dhe në vend të kësaj do ta rihapë një në Taipei këtë pranverë. Anna Marti, drejtuese e “Innovation Hub”, thotë se FNF-ja ka ardhur në përfundim se meqë NSL-ja i sulmon organizatat politike ndërkombëtare dhe ndaj tyre aplikon dënime të rënda, nuk ia vlen të mbahet zyra dhe stafi në Hong-Kong.
Reporterët pa Kufij (RSF) panë shkrimet në mur shumë përpara NSL-së. OJQ-ja franceze hapi Byronë e saj të Azisë Lindore në Taipei në vitin 2017. Sot, ajo ka një staf prej nëntë vetash dhe udhëheq projekte në Kinë dhe në Hong-Kong.

Vendimi për të hapur zyrën në Tajvan ishte “i padiskutueshëm”, thotë drejtuesi i Byrosë, Cedric Alviani. “Në kontekstin e një Azisë që drejtohet kryesisht nga fuqitë autoritare, Tajvani është një nga demokracitë e pakta që mund të presë OJQ ndërkombëtare ose media ndërkombëtare”.
Alviani thotë se Tajvani përgjatë viteve është bërë shumë më i ndërkombëtarizuar, gjë që e ka bërë atë më konkurrues me Hong-Kongun. Ai shton se kostot e tij relativisht të ulëta për sa i përket burimeve njerëzore dhe zyrave me qira, gjithashtu e bëjnë Tajvanin më tërheqës se secila prej ekonomive të tjera të zhvilluara të Azisë Lindore, siç janë Japonia dhe Koreja.
Pikëpamjet e tij transmetohen edhe nga bashkëpunëtori i tij me bazë në Taipei, J. Michael Cole i “Global Taiwan Institute” (GTI) në Uashington. “Tajvani është një mjedis i lirë, i sigurt, me qasje të hapur, me një shtyp të lirë, me infrastrukturë të shkëlqyeshme, me cilësi për ‘lakmi’ të jetës dhe me shërbim të mirë shëndetësor, dhe gjendet në qendër të rajonit Indo-Paqësor”, thotë ai. “Mediat, grupet e studimit dhe OJQ-të që kryejnë punë në çështje ‘të ndjeshme’, si të drejtat e njeriut, promovimi i demokracisë, liria e shtypit dhe çështje të tjera mund ta bëjnë këtë në Tajvan, duke e ditur se ata nuk do të ngacmohen, të ndiqen ose të spiunohen nga autoritetet ose organizatat nën-shtetërore të lidhura me regjimin”.
Ekziston edhe një avantazh tjetër. Historia e fundit e Tajvanit, duke evoluar nga një shtet autoritar në një demokraci liberale, ndërsa jeton nën hijen e kërcënimeve të detyrimit ose të pushtimit, e bën atë një temë të mirë për të cilën mund të mësojnë organizatat e të drejtave të njeriut.
Sipas drejtorit të Qendrës Evropiane të Vlerave për Politikën e Sigurisë me seli në Pragë, Jakub Janda, në fillim të këtij viti do të vendoset nëse do të hapet një zyrë në Taipei. “Ne besojmë se demokracitë evropiane mund të mësojnë shumë nga përvoja e Tajvanit që mbrohet nga presioni kinez, me të cilin po përballet tashmë edhe Evropa,” thotë Janda. Ai shton se duke pasur parasysh situatën aktuale, “shumë vende dhe institucione evropiane e kuptojnë se kanë nevojë për partnerë më të qëndrueshëm, më miqësorë dhe më të besueshëm në Azi”. Tajvani, thotë ai, përshtatet në mënyrë të përsosur me këtë.

Sipas Martit të FNF-së, iniciativat e guximshme të Ministres Digjitale të Tajvanit, Audrey Tang, në qeverisjen elektronike, në llogaridhënie dhe në transparencë ishin arsye tjera pse Taipei ishte zgjedhja e parë për zhvendosjen e Global Innovation Hub. “Ne mendojmë se mund të mësojmë shumë prej tyre”, thotë ajo, duke iu referuar qëllimit të qendrës për të nxitur eksperimente digjitale për të mbështetur shoqërinë e hapur dhe demokracinë.
Departamenti i OJQ-ve të Punëve Ndërkombëtare të Tajvanit (i njohur si NIA) nën Ministrinë e Punëve të Jashtme, thotë se në vitin 2020 Ministria e Brendshme autorizoi regjistrimin e gjashtë OJQ-ve ndërkombëtare, ndërkaq midis marsit 2020 dhe janarit 2021, nëntë reporterë u zhvendosën nga Kina në Tajvan.
Më shumë reporterë të huaj
Disa nga organizatat e medias që kanë zhvendosur stafin në Tajvan përfshijnë The New York Times, TheWall Street Journal dhe The Washington Post. Gazeta britanike, The Guardian, gjithashtu caktoi korrespondenten Helen Davidson në Taipei në fund të vitit të kaluar.

Në teori, të kesh më shumë reporterë të huaj ‘me çizme në tokë’ ndihmon Tajvanin të mbulohet më mirë dhe më shumë nga mediat botërore. “Një datë e caktuar, për shembull, e vendos Tajvanin në hartën globale”, thotë Cole i GTI-së. “Raportimi më i rafinuar, më i hollësishëm dhe më i qëndrueshëm për Tajvanin nga Tajvani do të ndihmojë në raportim të drejtë dhe do të tregojë rëndësinë e tij për komunitetin ndërkombëtar”.
Sipas Jonathan Sullivan, drejtor i Programeve Kineze në Universitetin Nottingham të Mbretërisë së Bashkuar, ndryshimi tashmë është i dukshëm. “Një nga mendimet kryesore ishte se Tajvani kishte nevojë që njerëzit të vendoseshin në vend për të kuptuar nuancën e situatës atje dhe për të rishikuar se si të cilësoheshin marrëdhëniet Kinë – Tajvan”, thotë ai. “Nga fluksi i gazetarëve në vitet e fundit, mund të shihni se mbulimi i këtij vendi po ndryshon gradualisht”. Ai përmend se është zvogëluar përdorimi i terminologjisë që e përshkruan Tajvanin si një provincë të shkëputur ose “renegate” të Kinës.

“Tajvani, në pozicionin e tij, mbështetet në mirëkuptimin dhe përkrahjen e njerëzve në tërë botën, veçanërisht në ekonomitë dhe demokracitë e përparuara”, thotë Sullivan. “Për këtë është e rëndësishme që njerëzit që lexojnë për Tajvanin, ta kuptojnë saktë atë për të cilën flitet për të, dhe pse ky vend po lufton për të ruajtur autonominë dhe mënyrën e vet të jetës”.
Rritja e profilit të Tajvanit ndërkombëtarisht pritet gjithashtu që të inkurajojë më shumë njerëz të vijnë këtu për punë, për biznes ose për vizitë turistike porsa të mbarojë pandemia. “Kjo rrit dukshmërinë e Tajvanit, e pozicionon atë si një faktor rajonal dhe se do të normalizojë ekzistencën e tij si vendndodhje të vërtetë fizike, e banuar nga njerëz të vërtetë, dhe i cili vend mund të vizitohet për konferenca, për biznes ose për turizëm”, thotë Cole.
Sarah Cook, Drejtoreshë e Kërkimeve për Kinën, për Hong-Kongun dhe për Tajvanin në “Freedom House”-një OJQ pro-demokracisë me bazë në SHBA, gjithashtu sheh potencial të madh për Tajvanin. “Nëse gazetarët që mbulojnë më shumë nga sektori ekonomik dhe nga ai financiar transferohen atje dhe arrijnë ta njohin më mirë ekonominë e Tajvanit, kjo gjithashtu mund të rezultojë potencialisht në një mbulim medial më të shpeshtë që mund të tërheqë investitorë”, thotë ajo.
Cook përmend edhe mundësitë e punësimit për gazetarët e rinj dhe përfitime të tjera ekonomike nga krijimi i më shumë organizatave mediatike ndërkombëtare në Tajvan, si dhe një mundësi për të përmirësuar profesionalizmin gazetaresk dhe mjedisin e përgjithshëm mediatik.

Sidoqoftë, vëzhguesit thonë se Tajvani duhet të bëjë disa ndryshime në mënyrë që të përfitojë plotësisht nga kjo mundësi.
“Qeveria është në proces të modernizimit dhe të racionalizimit të rregulloreve që e kanë bërë të vështirë krijimin e OJQ-ve ndërkombëtare në Tajvan”, thotë Cole. “Po shkon ngadalë, por po ndodh”. Nëse këto përpjekje mund të institucionalizohen, gjë që ai beson se ka filluar të ndodhë, kjo “do të ketë një efekt të dobishëm në vullnetin e organizatave të huaja për ta konsideruar Tajvanin si një alternativë”, thotë ai.

Wu Fen-man, zyrtar i lartë ekzekutiv i Seksionit Ndërkombëtar të Pjesëmarrjes dhe të Vlerësimit të NIA-s, thotë se MPJ dhe MPB kanë filluar të punojnë së bashku për ta bërë më të lehtë për OJQ-të ndërkombëtare të veprojnë në Tajvan. Për më tepër, rregulloret e rishikuara ulën kriteret e regjistrimit për çdo organizatë që punon në “demokraci dhe liri”, për të “drejtat e njeriut dhe drejtësi”, si dhe për “paqe e tolerancë”, duke përgjysmuar asetet e kërkuara minimalisht në 15 milionë NT nga 30 milionë NT sa kërkohej paraprakisht . Megjithatë, për disa, lëvizjet e tilla ende nuk kanë arritur në nivelin e duhur.
Verën e kaluar, The New York Times njoftoi se po zhvendoste operacionin e lajmeve digjitale të Azisë nga Hong-Kongu në Seul, duke lëvizur rreth një të tretën e stafit për shkak të shqetësimeve të sigurisë në lidhje me NSL-në. Fakti që ata zgjodhën Korenë në vend të Tajvanit duhej të ishte një thirrje paralajmëruese, argumenton një profesionist i medias nga Evropa me bazë në Taipei, i cili dëshiroi të mbetet anonim.
“Në analizën time, më pak se 10% e OJQ-ve dhe medias që mund të vendoseshin në Tajvan, po e bëjnë këtë tashmë”, tha ai. “Shumica e OJQ-ve dhe e mediave me bazë në Hong-Kong dhe në Bangkok, nuk kanë asnjë ide se Tajvani është kaq vend konkurrues. Dhe nëse askush nuk i fton, ato kurrë nuk do të vijnë në Tajvan”.
Profesionisti për këtë situatë fajëson burokracinë e tepruar, përgjegjësitë e fragmentuara, komunikimin e dobët midis zyrave dhe mungesën e udhëheqjes. Ai tregon faqen e internetit www.taiwanngo.tw, një portal dygjuhësh i nisur nga MPJ-ja në dhjetor të vitit 2020, si përpjekja më thelbësore që Qeveria ka bërë në këtë fushë. Megjithatë, ai pyet, “kush do të futet në atë faqe të internetit nëse nuk e di se Tajvani është një vend i mirë?” Ai e nxit qeverinë të dërgojë “njerëz të besueshëm” për ta ‘shitur’ Tajvanin te Think-tanks dhe te organizata tjera.
Wu kundërshton se NIA tashmë e ka filluar atë detyrë. “Përveç marrjes së kërkesave nga OJQ-të ndërkombëtare, të cilat tashmë kanë treguar gatishmërinë e tyre për të ngritur seli këtu, ne synojmë t’u drejtohemi më shumë organizatave të mundshme-veçanërisht atyre që përpiqen të mbrojnë demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut, dhe t’u ofrojmë stimulime”.
“Qëllimi ynë është të zhvillojmë një mjedis miqësor dhe të qëndrueshëm në Azi, i cili përkon me një vendosje afatgjatë të OJQ-ve me vlera të përbashkëta”.
MPJ-ja, gjithashtu ka arritur të përafrojë gazetarët amerikanë të përjashtuar. Në një cicërimë marsin e kaluar, ministri i Jashtëm Joseph Wu, shkroi: “Derisa @nytimes, @WSJ & @washingtonpost po përballen me armiqësi të intensifikuar në Kinë, do të doja t’ju mirëpres që të vendoseni në Tajvan-një vend fener i lirisë dhe i demokracisë”.
Gerry Shih, shef i përkohshëm i zyrës së Pekinit për The Washington Post, i tha CommonWWaealth Magazine vjeshtën e kaluar se pasi e kuptoi se për të Koreja nuk ishte një bazë ideale për të mbuluar Kinën, ai mori ofertën e MPJ-së dhe u transferua aty me gruan e tij. “Tajvani është vendi më i mirë për të observuar Kinën”, tha ai.
Tajvani, gjithashtu, duhet të përpiqet t’ua heqë frikën kompanive mediatike se hapja e një zyre në ishull mund të provokojë hakmarrje nga Pekini. Në të njëjtin artikull të CommonWealth, një gazetar anonim sugjeroi se The New York Times zgjodhi Seulin, sepse Taipei ishte vend tepër i ndjeshëm politikisht. Në të vërtetë, të gjithë reporterët dhe mediat e kontaktuara për këtë artikull refuzuan kërkesat për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi zhvendosjen e stafit në Taipei.
Derisa kërcënimi dhe ngacmimi i gazetarëve të huaj të zakonshëm në Kinë është diçka e padëgjuar në Tajvanin e sotëm, janë ende disa fusha të cilat Qeveria mund t’i përmirësojë, thotë William Yang, nënkryetar i Klubit të Korrespondentëve të Huaj të Tajvanit (i njohur si TFCC).
“Besojmë se departamentet qeveritare ose agjencitë mund të jenë më të hapura për të bashkëvepruar me komunitetin e shtypit të huaj, duke lejuar që të ketë në dispozicion më shumë sesione informuese, në mënyrë që të rritet kërkesa dhe oreksi për histori në lidhje me Tajvanin”, thotë Yang. Ai thotë se, aktualisht, informime dhe intervista të tilla nuk janë gjithmonë të lehta për t’u organizuar nga gazetarët e huaj.
Tajvani, gjithashtu, duhet të merret seriozisht me përmirësimin e kapacitetit në gjuhën angleze, thonë komentuesit. “Një gjë që mund ta bëjë të vështirë për mediat në përgjithësi është fakti se anglishtja nuk flitet aq shumë sa në Hong-Kong”, tha Marti i FNF-së. Derisa politika e “Kombit Dygjuhësh të Tajvanit 2030” synon të promovojë ndërkombëtarizimin e ishullit duke rritur standardet e anglishtes, nuk është e qartë se si do të arrihet ky objektiv i guximshëm.
Çështje të tjera që duhet të zgjidhen janë nivele relativisht të ulëta të pagave, mundësi të kufizuara karriere që çojnë në një mungesë të talentit të disponueshëm në fuqinë punëtore lokale, thotë Cole i GTI-së. “Prania e më shumë organizatave ndërkombëtare, shpresoj se do ta detyrojë Tajvanin të bëhet më konkurrues me politika që përputhen më mirë me kërkesat e shekullit 21”.

TË ngjajshme

Valdete Daka emocionohet gjatë emisionit, fillon të qajë

Radio-Ahireti

Kur Armend Muja citonte raportin: 60% e prejardhjes tonë e ngjashme me serbët

Radio-Ahireti

Pfizer: Bosnja nuk ka përmbushur kushtin për vaksina

Radio-Ahireti

Britania e Madhe infekton vullnetarë me koronavirus

Radio-Ahireti

Zgjedhje të reja, premtimet e njëjta – Kurti flet edhe njëherë për shërbimin ushtarak të detyrueshëm

Radio-Ahireti

Kurti: Në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë

Radio-Ahireti