takimin-e-pare-ne-kosove-lajcak-e-zhvillon-me-albin-kurtin,-dialogu-teme-kyce

Takimin e parë në Kosovë Lajçak e zhvillon me Albin Kurtin, dialogu temë kyçe

Vizita e tij në Kosovë do të jetë tri ditore, ndërsa pas kësaj Lajçak do të udhëtojë drejt Serbisë.

Para ardhjes së tij në Kosovë, Lajçak ka deklaruar se shpreson që të dëgjojë përgjigjen e pyetjes se kur do të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd, në Bruksel.

Por pavarësisht kësaj, lajmi.net mëson se Lajçak si fillim do të takojë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parti kjo e cila doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas burimeve të lajmi.net takimi në mes Lajçak dhe Kurtit do të zhvillohet sot pasdite, por që ora nuk dihet ende.

Diplomati sllovak agjendën e tij të takimeve në Kosovë do ta vazhdojë edhe me një takim që do të ketë me kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku. “Po do të ketë takim nesër gjatë ditës”, tha shkurt ajo.

Përpos kësaj, Lajçak pritet që mëngjesin e nesërm të zhvillojë një takim me U.D e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndryshe, Lajçak ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun dhe se marrëveshja gjithëpërfshirëse ka gjasë të përfundojë brenda muajve. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Pas Greqisë, tërmet edhe në Shqipëri

Radio-Ahireti

Zhgënjehen qytetarët: Kemi pritur stabilitet institucional, ne kemi votuar njëherë

Radio-Ahireti

7 policë të lënduar dhe 8 protestues të shoqëruar bilanci i protestave të sotme për rastin “Monstra”

Radio-Ahireti

Dyshohet se polici 53 vjeçar bëri vetëvrasje, policia deklarohet për zyrtarin e saj

Radio-Ahireti

Dy të plagosur nga grabitja në magjistralen Prishtinë-Gjilan, po transportonin para

Radio-Ahireti

Faton Abdullahu: Pa PDK-në e ha dreqi këtë vend

Radio-Ahireti