tanzani,-“semundja-misterioze”-shkakton-vdekjen-e-15-personave

Tanzani, “sëmundja misterioze” shkakton vdekjen e 15 personave

Për shkak të një sëmundjeje që ende nuk është diagnostikuar në Tanzani, kanë humbur jetën 15 persona ndërsa mbi 50 të tjerë janë shtruar në spital, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sëmundja ka shkaktuar marramendje, të vjella dhe të vjella me gjak tek personat që janë prekur në qytetin Mbeya në perëndim të vendit.

Kryetarja e Administratës të Shëndetit Publik në rajonin Chunya, Felista Kisandu në një deklaratë për media tha se dhjetëra persona janë shtruar në spital dhe se të gjithë kanë pasur ankesa të ngjashme.

Shkaku i sëmundjes ende nuk është përcaktuar, tha Kisandu, e cila shtoi se hulumtimet paraprake kanë treguar se shumica e të sëmurëve janë meshkuj të cilët më parë kanë patur ulçerë në stomak ose sëmundje të mëlçisë.

Ministrja e Shëndetësisë së Tanzanisë, Doroth Gwajima njoftoi se ka dërguar në rajon një ekip ekspertësh për të hetuar situatën.

Kujtojmë se në rajonin Mbeya edhe gjatë vitit 2018 shumë persona u shtruan në spital me ankesa të ngjashme.

The post Tanzani, “sëmundja misterioze” shkakton vdekjen e 15 personave appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Afër 10 mijë raste aktive me COVID-19, Kosova drejt krizës së re të infeksionit dhe rikthimit të masave kufizuese

Radio-Ahireti

​Dyshimet për keqpërdorime me subvencione, 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit në Gjilan

Radio-Ahireti

Tre të vdekur dhe 379 raste të reja me Cocid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Eksportet e Turqisë arrijnë shifrën më të lartë të janarit deri më tani

Radio-Ahireti

Zelanda e Re nderon viktimat në pervjetorin e sulmeve terroriste ndaj xhamive

Radio-Ahireti

Shtrëngimi i masave: Kosovarët ia mësyjnë me të madhe që nga mëngjesi Shqipërisë

Radio-Ahireti