tash-e-pese-dite,-vazhdon-kerkimi-per-qytetarin-qe-dyshohet-se-u-hodh-nga-ura-e-fshejte

Tash e pesë ditë, vazhdon kërkimi për qytetarin që dyshohet se u hodh nga Ura e Fshejtë

Operacioni ka filluar te “Ura e Fshejt” në Gjakovë, për të vazhduar përgjatë lumit Drini i Bardhë e deri  tek ura e Fshatit Gjonaj.

Gjithashtu u theksua se gjendja momentale e përmbytjeve të ujërave e kanë vështirësuar gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Komandanti i Gardës Kombëtare,  gjeneral brigade Xhevahir Geci  ka vizituar sot  Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra përgjatë lumit të Drinit të Bardhë të cilët janë duke zhvilluar operacionin e kërkimit të qytetarit të humbur dite më parë.

Pjesëtarët e FSK-së janë në kërkim të qytetarit të humbur që nga dt. 26.02.2021, operacioni filloj  te  “Ura e Fshejt”  në Gjakovë  për të vazhduar  përgjatë lumit Drini i Bardhë e  deri  tek ura e Fshatit Gjonaj.

Pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm fizikisht në realizimin e operacioneve të tilla, gjendja momentale  e përmbytjeve të ujërave në territorin e vendit tonë e kanë vështirësuar  gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme./Lajmi.net/

TË ngjajshme

Lekaj: Vetëvendosje po e mbyt demokracinë

Radio-Ahireti

Kosova ende pa vaksina, Haxhiu akuzon Kurtin e Hotin për dështim në menaxhimin e COVID-19

Radio-Ahireti

Reagon Latifi: Përpjekjet me e fetarizu figurën e Adem Jasharit janë projekt i UDB-së

Radio-Ahireti

Pesë të vdekur dhe 318 raste të reja me COVID19

Radio-Ahireti

U.d. i drejtorit të Klinikës Infektive: 83% e njerëzve mund të riinfektohen me Covid-19 pas 6 muajve

Radio-Ahireti

Ibrahimi: Asnjë nga politikanët e gardës së vjetër s’do të jenë në garë

Radio-Ahireti