tava-e-peshkut-me-perime-–-receta-e-dites

Tava e peshkut me perime – Receta e ditës

Peshkun e pjekur mund ta gatuani në shumë mënyra, por më e shëndetshmja padyshim që është në tavë me perime, transmeton lajmi.net.

Një miks ngjyrash dhe shijesh që nuk duhet të mungojë kurrësesi në tryezën tuaj.

Ideale edhe nëse jeni në dietë apo praktikoni jetesën e shëndetshme.

Në vetëm një pjatë ju do të arrini të merrni omega-3, vitamina A,E,C, beta karoten e shumë të tjera.

Për këtë recetë kemi zgjedhur disa perime që mund të gjendet lehtë në treg, por sipas dëshirës ju mund të zgjidhni të tjera sipas stinës dhe preferencave.

Përbërësit

3 peshq të mëdhenj

2 karota

2 kungulleshka

1 brokoli

2 patate

4-5 domate të vogla

50 gr ullinj

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete prisni perimet në rrathë të hollë, bashkojini në një enë dhe shtoni pak vaj, kripë, piper të zi dhe majdanoz.

Përziejini të gjitha bashkë dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje.

Ndërkohë pastroni peshkun nga jashtë dhe brenda si zakonisht, shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe thajeni me një letër kuzhine për të vazhduar me recetën.

Peshkun e pastruar, marinojeni mirë me pak vaj e kripë nga jashtë dhe brenda e vendoseni tek tava sipër perimeve.

Futini të gjitha në furrë për 50 minuta në temperaturën 180 gradë me ventilim.

Sipas dëshirës mund të shtoni dhe pak piper sipër nëse ju pëlqen një shije më e fortë.

Konsumojeni peshkun të ngrohtë shoqëruar me të gjitha perimet e tavës. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Dollma me lakër dhe perime – Receta tradicionale

Radio-Ahireti

Nga tensioni i lartë tek problemet e frymëmarrjes, ja pse duhet të pini sa më parë lëng hudhrash

Radio-Ahireti

Receta e saktë e sallatës cezariane

Radio-Ahireti

Çomleku i shtëpisë – Receta e shijshme për ditët e ftohta të dimrit

Radio-Ahireti

Sekreti i kafes turke – Si ta përgatitni që të ketë shijen perfekte?

Radio-Ahireti

Receta për përgatitjen e makaronave me mish viçi

Radio-Ahireti