te-gjithe-shtreterit-e-klinikes-infektive-kycen-ne-sistem-qendror-me-oksigjen

Të gjithë shtretërit e Klinikës Infektive kyçen në sistem qendror me oksigjen

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga dita sotme është lëshuar në funksion sistemi qendror i furnizimit me oksigjen për të gjithë shtretërit e kësaj klinike.

Ky investim, i bërë nga ShSKUK, do të ofrojë siguri më të madhe për pacientët që kanë nevojë për oksigjen, e po ashtu do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor.

Për të parë investimin e bërë dhe funksionimin e këtij sistemi, dr. Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka vizituar Klinikën Infektive, me çrast është informuar për punimet e kryera.

Ai është njoftuar nga stafi i kësaj klinike se përmes këtij investimi do të jetë më i lehtë trajtimi i pacientëve dhe stafi i klinikës do ta ketë më të lehtë punën.

Furnizimi me oksigjen qendror do të bëhet nga cisterna me kapacitet 20 mijë litra, investim ky i kryer në vitin e kaluar nga ShSKUK.

Shtrirja e sistemit qendror të furnizimit me oksigjen, do të vazhdojë edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe klinikat tjera të QKUK-së.

The post Të gjithë shtretërit e Klinikës Infektive kyçen në sistem qendror me oksigjen appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Shtrëngimi i masave: Kosovarët ia mësyjnë me të madhe që nga mëngjesi Shqipërisë

Radio-Ahireti

Jo makina por biçikleta, pandemia dyfishon numrin tyre në Europë

Radio-Ahireti

Edhe 21 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

Tri viktima dhe 426 raste të reja me Covid-19

Radio-Ahireti

Nis votimi i fshehtë për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Radio-Ahireti

Rezervat e Bankës Qendrore të Turqisë arrijnë 93.3 miliardë dollarë në dhjetor

Radio-Ahireti