te-henen-pritet-te-hapen-restorantet-dhe-kafiterite

Të hënën pritet të hapen restorantet dhe kafiteritë

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës njofton se është arritur marrëveshje me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia që hoteleria dhe gastronomia të hapen të hënën.

“Në këtë takim OHT ka pasur kërkesa të qarta, me ç’rast është kërkuar hapje në tërësi për të gjitha subjektet hoteliere/turistike, duke përfshirë hotelierinë, gastronominë, pishinat, sallat e dasmave, dekoret etj,.

Mirëpo, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00!”.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës njofton se ende nuk ka marrëveshje për mbajtjen e dasmave.

“Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë”.

Oda e Hotelierisë dhe turizmit kërkon që të përshpejtohet vaksinimi i popullsisë në mënyrë që të mund të funksionojnë të gjithë sektorët gjatë stinës së verës.

The post Të hënën pritet të hapen restorantet dhe kafiteritë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Numri i binjakëve të lindur, si kurrë më parë

Radio-Ahireti

Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit

Radio-Ahireti

Sot në shkolla, ora e parë e mësimit i kushtohet Ditës së Pavarësisë

Radio-Ahireti

Francë, ministri Darmanin akuzon Le Pen se “nuk është mjaftueshëm kundër Islamit”

Radio-Ahireti

Ugandë: Opozita bën thirrje për protesta paqësore kundër presidentit Musevini

Radio-Ahireti

Varianti i ri i COVID ‘gjunjëzon’ Brazilin, vendi regjistron më shumë se 1 mijë vdekje në 24 orë

Radio-Ahireti