te-pakten-pese-te-vrare-gjate-protestave-ne-mianmar

Të paktën pesë të vrarë gjatë protestave në Mianmar

Një grua po ashtu ka vdekur nga një sulm i dyshuar në zemër, pasi policia shpërndau një protestë të mësuesve në qytetin Yangon, duke përdorur granata tymi.

Mianmari – që ndryshe njihet edhe si Birmani – është në kaos që prej 1 shkurtit, kur ushtria mori pushtetin dhe arrestoi lideren e zgjedhur, Aung San Suu Kyi si dhe lidershipin e partisë së saj.

Liderët ushtarakë kanë pretenduar se ka pasur mashtrime në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, ku partia e Suu Kyisë ka fituar.

Puçi ushtarak ka ndërprerë përpjekjet drejt demokracisë të Mianmarit, që ka qenë nën sundimin ushtarak për 50 vjet.

Që prej grushtit të shtetit më 1 shkurt, qindra-mijëra persona kanë dalë në protesta në mbarë vendin.

Policia më 28 shkurt ka përdorur plumba gome, granata tymuese dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në mbarë vendin.

Ushtria po ashtu ka ndihmuar policinë gjatë protestave./rel

TË ngjajshme

Pacolli: Kurtit ia votova qeverinë pa kushte, ai mu hakmor

Radio-Ahireti

E dhimbshme: Bashkëluftëtarët ia dorëzojnë nënës së dëshmorit uniformën ushtarake të të birit

Radio-Ahireti

Haradinaj kritikon VV-në për pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri, e quan vendim të ngutshëm

Radio-Ahireti

Këshilli i Evropës: Austria ka dështuar në luftën kundër korrupsionit

Radio-Ahireti

Hasani ka një mesazh për Kurtin: Nuk mund t’i ikësh dialogut, është obligim ndërkombëtar

Radio-Ahireti

Sallahu në formë kërcënuese: Të tjerë ushtrues të funksioneve kushtetuese dhe ligjore shkojnë pas zgjedhjeve

Radio-Ahireti