te-vaksinuarit-per-covid-nxiten-te-hane-domate

Të vaksinuarit për COVID nxiten të hanë domate

Njerëzit që kanë marrë vaksinën e tyre COVID-19 duhet të hanë domate dhe të pinë më shumë lëng domateje pasi është një ilaç natyral kundër mpiksjes së gjakut, tha të mërkurën drejtori i Qendrës Kombëtare Bullgare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare, Profesor Todor Kantardzhiev.

Kjo nuk është një shaka e një Prillit, por një këshillë e vërtetë që u jepet qytetarëve Bullgarë nga institucionet.

Komenti mbi domatet është deklarata e vetme e bërë nga autoritetet bullgare në lidhje me problemet me vaksinën AstraZeneca, përdorimin e të cilave Gjermania dhe ca vende tjera e kanë kufizuar për shkak të rasteve të mpiksjeve të gjakut tek disa gra nën moshën 60 vjeç.

Deri më tani, Bullgaria ka vaksinuar vetëm 6% të qytetarëve të saj, duke e renditur atë të fundit në Bashkimin Evropian për sa i përket saj dhe vaksina kryesore e përdorur ka qenë vaksina AstraZeneca e Universitetit të Oksfordit. Dy javë më parë, Kantardzhiev rekomandoi që Bullgarët e infektuar me COVID-19 të hanin një limon të spërkatur me sodë buke për të zvogëluar ngarkesat virale në fyt.
Të mërkurën (28 Mars) profesori, i cili është anëtar kryesor i Task Forcës Kombëtare kundër COVID-19, i tha BTV-së se rreth një e treta e Bullgarëve duhet të jenë tashmë imun ndaj koronavirusit, duke iu referuar numrit të përgjithshëm të njerëzve të shëruar dhe të vaksinuar. Të dhënat zyrtare tregojnë se të shëruarit dhe të vaksinuarit nuk përbëjnë më shumë se 10% të popullsisë Bullgare, megjithatë. /Mesazhi.com

The post Të vaksinuarit për COVID nxiten të hanë domate appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

OBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda pak muajsh

Radio-Ahireti

IKSHPK: Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 po vjen si pasojë e neglizhimit të masave

Radio-Ahireti

Nigeri, shpëtohen 279 nxënëse të rrëmbyera

Radio-Ahireti

EMA: Trashjet e gjakut, efekt shumë i rrallë anësor i vaksinës së AstraZenecas

Radio-Ahireti

Studentët lirohen nga pagesa e semestrit veror

Radio-Ahireti

Mjegulla paraqet rrezik, nga pjesëmarrësit në trafik kërkohet kujdes i shtuar

Radio-Ahireti