tensionohet-situata-ne-shkup,-demonstruesit-perleshen-me-policine

Tensionohet situata në Shkup, demonstruesit përleshen me policinë

Sot në Shkup mbahet marsh protestues kundër vendimeve të proceseve gjyqësore për të cilat në opinion ekzistojnë dyshime se janë të montuara. Protesta është me iniciativë të familjarëve, ashtu siç edhe njoftuan familjarët e rasteve “Monstra” dhe “Almir Aliut“.

14.10 – U tensionua situata, protestuesit u përleshen me policinë. Organizatori për këtë shkak e shpalli protestën e mbyllur. Megjithatë, protestuesti nuk janë larguar. Situata mbetet e tensionuar, njofton portalb.mk

Bedri Ajdari nga Këshilli organizues e lexoi mesazhin e protestës ku thotë se rasti “Monstra” është i montuar dhe se shqiptarët në RMV dënohen padrejtësisht. Ai lexoi kërkesat e protestuesve.

13.50 – Bedri Ajdari nga Këshilli organizues kërkon nga policia të lirojë rrugën në afat prej 10 minutave pasi që sipas tij, protesta është legale.

“Mund të na ndalni rrugën këtu, por jo rrugët e Evropës, asnjë lëndë nuk e keni fituar në Strasburg, vazhdimisht keni humbur, ju e dini çfarë sistemi gjyqësor keni ju. Ju lutem lëshojeni rrugën. Ju lutemi mbani qetësinë protestues” tha ai.

13.45 – Te Q.T. “Mavrovasja” policia e ka vëndosur kordonin.

13.30 – Protestuesit janë afër Bit Pazarit, marshi është i qetë, ndërkaq protestuesit bërtasin “Duam drejësi!”, “Pa drejtësi s’ka liri!”.

13.00 – Protestuesit filluan marshin.

The post Tensionohet situata në Shkup, demonstruesit përleshen me policinë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

VV shprehet e gatshme të tërhiqet nga Ligji për Zgjedhjet dhe të hapë rrugë për votimin e Osmanit për presidente

Radio-Ahireti

AAK nuk merr pjesë në seancën për presidentin

Radio-Ahireti

Mustafa: Prishja e koalicionit me VV-në, ndër vendimet…

Radio-Ahireti

Shoqata e Gastronomëve: Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave

Radio-Ahireti

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

Radio-Ahireti

Xhamia e Profetit (a.s) fillon parapërgatitjet për Ramazan, me rregullat e sigurisë Anti Covid

Radio-Ahireti