Tërmeti ndodhi 180 kilometra në verilindje të qytetit të Gisborne, në orën 2.27 të premten me kohën lokale (14.27 të enjten me kohën e Evropës Qendrore), në një thellësi relativisht të cekët prej dhjetë kilometrash.
“Valët e cunamit që mund të arrijnë midis 0.3 dhe një metër janë të mundshme,” tha Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor, e cila është e vendosur në Havai, SHBA.
Tërmeti u ndje fuqishëm në Ishullin Verior të Zelandës së Re dhe më shumë se 50.000 njerëz e raportuan atë përmes aplikacionit lokal të mbikëqyrjes Geonet.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima ose dëme materiale.
Zelanda e Re shtrihet në Brezin e Zjarrit të Paqësorit. Vendi kohët e fundit shënoi 10-vjetorin e tërmetit me madhësi 6.3 ballë sipas Rihterit që goditi zonën e qytetit Christchurch, në ishullin Jugor, i cili vrau 185 njerëz./Lajmi.net/