Tërmete të tjera tronditën edhe sot Kroacinë

Në 6:16 të mëngjesit të ditës së mërkurë, një tërmet tjetër ka tronditur Kroacinë.

Sipas Shërbimit Sizmologjik, tërmeti i parë ishte me një fuqi prej 4.7 shkallë të Rihterit, dhe më vonë 4.8. Pastaj u ndie një tjetër, ai kishte një fuqi prej 3.9 shkallë të Rihterit.

“Tërmetet pasuese, 30.12.2020 në 6:15 (M 4.7), 6:26 (M 4.8) dhe 6:29 (M3.9)”, ka shkruar Shërbimi Sizmologjik në Twitter, përcjell Telegrafi.

“Si në Hiroshima!”: Tërmeti në Kroaci, pamjet janë të frikshme – dëgjohen britma, ka të lënduar dhe të vdekur“Si në Hiroshima!”: Tërmeti në Kroaci, pamjet janë të frikshme – dëgjohen britma, ka të lënduar dhe të vdekur

Dhe kreu i Shërbimit Sizmologjik, Ines Ivançiq, ka thënë për Radion Kroate se epiqendra ishte afër Petrinja, në qytetin ku edhe gjatë së martës ndodhën disa tërmete të fuqishme.

Dridhjet janë ndjerë deri në Austri e Itali, tërmeti që goditi sot Kroacinë ndërpreu edhe seancën në Parlamentin sllovenDridhjet janë ndjerë deri në Austri e Itali, tërmeti që goditi sot Kroacinë ndërpreu edhe seancën në Parlamentin slloven

“Do të ketë dridhje për një kohë të gjatë. Tërmeti të martën ishte shkatërrues dhe do të pasohet me siguri nga një seri e madhe të tërmetesh, midis të cilave, mund të ketë edhe më të forta”, citohet të ketë thënë ajo për mediumin në fjalë.

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, momenti kur një burrë nxirret “nga vetura e varrosur nën rrënoja” - djali i tij ishte me tëTërmeti i fuqishëm në Kroaci, momenti kur një burrë nxirret “nga vetura e varrosur nën rrënoja” – djali i tij ishte me të

Ajo deklaroi se Petrinja ishte goditur nga një “sasi e madhe” e tërmeteve të vogla që nga e hëna, duke deklaruar se kishte të paktën 25 deri në 30 tërmete.

Pas tërmetit të djeshëm me 6.2 shkallë të Rihterit në Petrinja, disa tërmete më të dobëta janë ndjerë gjithashtu.

Tërmeti i djeshëm me madhësi 6,2 vrau shtatë vetë. Dëmi material është i madh, pothuajse nuk ka asnjë ndërtesë në Petrinja që të mos jetë dëmtuar. /

TË ngjajshme

Shteti Palestinez

Radio-Ahireti

Pas namazit të xhumasë në të gjitha xhamitë e Turqisë bëhet lutje për shi

Radio-Ahireti

Forcat izraelite bastisën dhe shkatërruan shtëpitë e palestinezëve

Radio-Ahireti

KMSH nënshkruan kontratat për rindërtimin me bashkësitë Islame të Diasporës

Radio-Ahireti

OKB kritikon Zvicrën për ndalimin e mbulesës së fytyrës

Radio-Ahireti

Australi: Mjeke me hixhab në pullë postare

Radio-Ahireti