termkolli-per-kandidaturen-e-saj:-mos-e-keqperdorni-emrin-tim,-isa-mustafa-eshte-pazargji

Tërmkolli për kandidaturën e saj: Mos e keqpërdorni emrin tim, Isa Mustafa është pazargji

Tërmkolli, tha se nuk dëshiron t’i keqpërdoret emri i saj si kandidate për kryetarë të LDK-së, sepse në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, nuk do të marrë pjesë, për shkak se edhe këtë proces e udhëheq anti-rugovisti më i madh, sipas saj, Isa Mustafa.

“Unë s’pari, do t’iu lusja shumë, që të mos e keqpërdorni emrin tim, sepse nuk i bën mirë procesit, ju lutem, ju lutem. Sikur edhe politikan analfabet, edhe gazetarët mund të jenë analfabet, është një keqkuptim edhe një keqpërdorim, sepse qëndrimet e mia, janë konstatuar, në veçanti atë që e ka deklaruar dorëheqjen Isa Mustafa, e kanë quajt që në fakt nuk është dorëheqje, është bërë manipulim i madh, një anti-rugovian i madh, është e çuditshme qysh këtë pazargji, kanë mujt me e majtë si kryetar të partisë për 10 vjet”, ka deklaruar ajo.

“Ajo kryesi duhet të tërhiqet dhe kurrë të mos duken në ato zyra. Në asnjë variant nuk do ta pranoj këtë proces, as pjesëmarrëse në një proces të tillë. LDK-së i duhen zgjedhje të mirëfillta, duhet të hyjë që nga nëndegët e të gjitha këto. LDK-ja duhet të caktojë një grup punues dhe ai mekanizëm ta udhëheq procesin zgjedhor, nga i cili do të dilte një produkt tjetër, e i cili mbase në një garë, do të mund të isha edhe unë”, tha Tërmkolli në Kanal10.

TË ngjajshme

“Nuk të lë me rrejt” – përplasen Gjinovci dhe Syla në Pressing

Radio-Ahireti

Milano/ Gruaja vret vajzën dhe telefonon burrin: Vajza jonë nuk është më

Radio-Ahireti

Demaj: Feja nuk i duhet politikës

Radio-Ahireti

Vijon numërimi i votave, Vetëvendosje i afrohet 50%-shit

Radio-Ahireti

Konjufca Kryeparlamentar, Sveçla e Aliu ministra, përbërja e udhëheqjes së re të vendit

Radio-Ahireti

Intelektualit nga Drenoci i mbetet peng që nuk kandidoi për deputet me Vetëvendosjen

Radio-Ahireti