script data-ad-client="pub-9620819389881323" async src="https://pagead2.googlesyndication.com/ pagead/js/adsbygoogle.js">

Thaçi apelon te qytetarët e Kosovës për kujdes të shtuar nga COVID-19

3

Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për më tepër kujdes në mbrojtjen e tyre kundër coronavirusit, në kohën kur vendi po përballet me një rritje të rasteve me përfundim fatal si pasojë e infeksionit vdekjeprurës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nuk është e lehtë, por është e rëndësishme që të tregohemi të përgjegjshëm, duke i respektuar masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia. Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi. Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejt do të mund t’i rikthehemi normalitetit. Kujdesuni për veten dhe të tjerët”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, 15 persona kanë vdekur e 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë janë regjistruar sot. Numri total i të vdekurve ka shkuar gjithsej në 284. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346, ndërsa janë aktive edhe 3.862 raste.

Postimi i plotë:

Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga vendet e punës, me masat e ndërmarra parandaluese, nuk ka qenë i lehtë për asnjë prej nesh. Kjo është kohë e rëndë për të gjithë!

Por, sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet përgjegjëse.

Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia.

Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi.

Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejt do të mund t’i rikthehemi normalitetit.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët! HTH

Ju gjithashtu mund të pëlqeni