I pari që ka apeluar vendimin është avokati i Veselit, Ben Emmerson, i cili ankesën e tij e ka dërguar më 1 shkurt, shkruan lajmi.net.
Më 3 shkurt, ankesë kanë dërguar edhe avokatët e Thaçit, Krasniqit e Selimit.
Kësisoj, është caktuar përbërja e panelit të Apelit ku do të jenë tre gjyqtarë: Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.
Kërkesa për lirim nga gjyqtari francez i procedurës paraprake ishte refuzuar më 22 janar. /Lajmi.net/