tolaj:-mbylljet-jane-te-efektshme-nese-zgjasin-6-7-dite,-pertej-kesaj-efektet-jane-negative

Tolaj: Mbylljet janë të efektshme nëse zgjasin 6-7 ditë, përtej kësaj efektet janë negative

Infektologu Ilir Tolaj thotë se politika ka përgjegjësi për rritjen e rasteve me koronavirus, por sipas tij edhe gastronomët nuk qëndrojnë larg në këtë drejtim.

“Ne jemi dëshmitarë se nga ora 5:00-21:00 asnjë prej lokaleve të gastronomisë nuk iu është përmbajtur masave anti-Covid. Nuk ka ndonjë dallim mes kafeve të mbushura plotë me fushatat zgjedhore që janë realizuar më parë”, deklaroi Tolaj në “Debat Plus”.

Tolaj megjithatë thotë se një mbyllje e tillë në këtë moment ka qenë i panevojshëm.

“Në tre katër ditët e fundit kemi rënie të vazhdueshme të infeksioneve. Mendoj që autoritetet shëndetësore është dashur të presin edhe disa ditë. Nëse trendi do të ishte në rënie nuk do të kishte pasur nevojë për këso masa. Nëse trendi do të kishte treguar rritje të serishme, koha për të marrë masa të tilla nuk është kurrë vonë”.

Infektologu thotë se është dëshmuar se masat e tilla mund të kenë efekt vetëm për shtatë ditë e jo më shumë.

“Studimet po tregojnë se mbylljet janë të efektshme nëse zgjasin 6-7 ditë. Përtej kësaj kohe efektet janë të dëmshme në shumë sfera të jetës ndërsa në pandemi këto afekte janë shumë të kufizuara. Situata në Kosovë nuk është e tillë për të imponuar masa çfarë janë shpallur gjatë ditës së djeshme”.

Tolaj thotë se shteti ka kapacitete për të përballuar 500 infektime në ditë duke pasur parasysh së janë 800 të hospitalizuar.

Infektologu thotë se masat e ndërmarra janë bërë pa ndonjë analizë profesionale e politike.

“11 ditë të mbylljes nuk i sigurojnë kësaj qeverie se do të mund të sigurojë vaksinat që do të mund ta bëjnë ndryshimin”.

TË ngjajshme

Vdes në aksident tragjik 23 vjeçarja shqiptare

Radio-Ahireti

Një nënë nga Prishtina shkon ta marrë fëmijën në shkollë, dy sirianë ia vjedhin telefonin nga xhepi

Radio-Ahireti

Krasniqi: Me Albin Kurtin mund të përsëritet diktaturë si e Enver Hoxhës në Shqipëri

Radio-Ahireti

Nënkryetarja e LDK-së flet për arsyet që çuan në rënien drastike të partisë

Radio-Ahireti

Sondazh i lajmi.net: Cilën parti politike do ta votoni më 14 shkurt?

Radio-Ahireti

Shënohen edhe dy viktima nga coronavirusi, shkon në tre numri i të vdekurve në Kosovë

Radio-Ahireti