tomas-szunyog:-nese-kosova-dhe-serbia-negociojne-seriozisht,-marreveshja-mund-te-arrihet-brenda-ca-muajsh

Tomas Szunyog: Nëse Kosova dhe Serbia negociojnë seriozisht, marrëveshja mund të arrihet brenda ca muajsh

Ai beson se marrëveshja mes dy vendeve mund të arrihet brenda ca muajve, nëse të dy palët negociojnë me seriozitet.

“Do të doja të nënvizoja që ky është proces që i përket Beogradit dhe Prishtinës. Pra i takon të dy palëve të vendosin si të negociojnë, çfarë të negociojnë dhe sa shpejt të negociojnë.

Ne në BE jemi thjesht lehtësues të këtij dialogu. Ne besojmë që mundemi të arrijmë relativisht shpejt në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura.

Varet nga dy palët.  Mund të bëhet brenda ca muajsh, sigurisht jo 10 vjet. Por, varet nga gatishmëria, vullneti e përgatitja e dy palëve.

Kjo komplikohet edhe më tutje me ndërrimin e qeverive e zgjedhjet e tjera. Por, gjithsesi në kuadrin që kemi tani, është diçka që mund të arrihet brenda muajsh, nëse dyja parët janë vërtet të gatshme dhe të negociojnë seriozisht”, tha Szunyog në Rubikon.

TË ngjajshme

Zbulimi i SHBA: Rusia u përpoq të ndikonte zgjedhjet amerikane

Radio-Ahireti

Pesë mësues dalin pozitiv me COVID-19, kalon në mësim online shkolla e njohur në Prishtinë

Radio-Ahireti

Nis takimi Osmani-Abdixhiku, a do bindet LDK t’ia jap votat për presidente?

Radio-Ahireti

Krijohet mikroçipi që zbulon Covid-19 para simptomave

Radio-Ahireti

“Qyteti mortor” i Egjiptit gjendet pas tre mijë vjetëve

Radio-Ahireti

Kosnett për ligjin e konfiskimit të pasurisë: Të jetë proces i drejtë, pa motive politike

Radio-Ahireti