Top lajmet e rreme për COVID-19 që vijnë nga Rusia

7

Lajmet e rreme ruse lidhur me Coronavirusin janë komplote për Perëndimin, ku e njëjta gjendje është edhe për dezinformatat kineze.

Lidhur me këtë, kishte pak shpresë që të edukohen njerëzit që besojnë për këtë gjë, thonë ekspertët e propagandës.

Por disa nga këto gënjeshtra patën “pasoja reale në botë”, të cilat janë vështirë të injorohen.

“Shkencëtarët: Coronavirusi është armë për luftë biologjike” si lajm i rremë në faqen ruse Sputnik News kishte marr 11,210 shpërndarje në Facebook.

“Sergey Glaziev: Coronavirusi – armë biologjike e krijuar artificialisht” ishte e dyta me 6,567 shpërndarje.

“Pandemia e COVID-19: Rreziku i vërtetë është Agjenda ID2020” doli e treta me 2,733 shpërndarje.

“A është Coronavirusi një armë amerikane për luftë biologjike siç beson Francis Boyle?” me 2,250 shpërndarje.

“Coronavirusi, një armë që ra nga qielli për Shtetet e Bashkuara në luftën e saj kundër Kinës?” me 2,236 shpërndarje.

“Zotat e murtajës: Gjeopolitika e epidemisë dhe flluskat e asgjësë” me 1,815 shpërndarje.

“Jackie Chan futet në karantinë – dyshohet me Coronavirus” me 1,149 shpërndarje.

“Eksperti ushtarak: Coronavirusi u krijua në një laborator” me 1,051 shpërndarje.

Këto lajme patën aktivitet në Facebook midis muajit janar dhe mesit të muajit mars, që janë një seri prej 110 lajmeve të rreme ruse të cilat Bashkimi Evropian i ka regjistruar në bazën e të dhënave kundër-propagandës.

Sipas zyrtarëve të BE-së, edhe Kina ishte pjesëmarrëse.

Për shembull, zëdhënësi i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lijian Zhao, e ka shpërndarë në Twitter lajmin e rrem rus “COVID-19: Dëshmi të tjera se virusi kishte origjinën në SHBA”.

Retweeti i tij, më 13 mars kishte marr 45 mijë reagime.

Artikulli rus për të cilin iu referua Zhao, përsëri u shpërnda me mbi 60 mijë herë në Facebook, Twitter dhe Reddit dhe u lidh me 116 faqe të tjera.

“Mesazhet ruse përparojnë me narrativën që Coronavirusi është një krijim njerëzor nga Perëndimi. Këto lajme kishin për qëllim të mbillnin konfuzion, panik dhe frikë në përputhje me strategjinë e Kremlinit, si përpjekje për të shkatërruar shoqëritë evropiane”, thuhet në një raport të BE-së të parë nga EUobserver, përcjell Telegrafi.

“Kina u përqendrua në ‘censurimin’ e lajmeve të rreme dhe duke e treguar partinë në pushtet si të fortë dhe të suksesshme përballë epidemisë”, vijon raporti.

Është e vështirë për ta matur efektin në mendjen e njerëzve, por media sociale jep një pasqyrë.

“Këto shpërndarje të lajmeve ‘nuk janë të mira, nuk janë të këqija’. Me fjalë të tjera, nuk janë sensacionale”, tha Lukas Andriukaitis, një ekspert i propagandës në Këshillin Atlantik me qendër në Uashington.

“Por kjo tashmë është një tregues i konsiderueshëm për njerëzit që e kanë pëlqyer, sepse numri i atyre që në të vërtetë e lexojnë përmbajtjen do të ishte dukshëm më i lartë [sesa numri i shpërndarjeve në Facebook]”, tha ai.

Disa lajme të rreme ruse përmbajnë gjithashtu elemente paranormale.

Shoqëritë e hapura dhe tregtia e lirë u fajësuan për pandeminë, shkruante filozofi dhe mistiku rus Alexander Dugin.

“Liberali është bartësi i Coronavirusit… do të kalojë edhe pak kohë dhe këta do të barazohen me lebroset dhe maniakët. Soros duhet linçuar”, shtoi Dugin, duke iu referuar filantropit amerikan George Soros, i cili promovon vlerat liberale në Evropë. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni