Image default

Torta me çokollatë e filmit “Chocolate”

Për mendimin tim, ky film është shumë i bukur në të gjitha drejtimet, mbi të gjitha për mesazhin që na jep, që secili nga ne mund të ndryshojë gjërat, shkruan “Living”.

Nëse nuk e keni parë, jua këshilloj ta shihni. Blini një kuti me çokollata, se me siguri do t’ju kapë dëshira për të ngrënë të tilla dhe shikojeni me personin e duhur, pasi është një himn i vërtetë për çokollatën dhe vetitë e saj, që të bën të ndihesh mirë me veten dhe të tjerët, transmeton lajmi.net.

Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:
125 g gjalpë në temperaturë ambienti
150 g sheqer
2 vezë
200 g çokollatë fondente
1 lugë e vogël lëkurë portokalli të grirë
220 g miell
2 lugë të mëdha me kakao të hidhur
1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)
250 ml qumësht

Për kremin me çokollatë që do të hedhim sipër, pasi torta të piqet:
250 g çokollatë e zezë
375 ml pana për ëmbëlsira

Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

1. Shkrijmë në banjëmari çokollatën me dy lugë qumësht, e heqim dhe e lëmë të vaket.

2. Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve, rrahim sheqerin me gjalpin derisa të bëhen si krem, shtojmë vezët një nga një (pasi të jetë përzier e para, shtojmë të dytën), shtojmë çokollatën e shkrirë dhe lëkurën e portokallit të grirë.

3. Në një tas hedhim me sitë miellin, kakaon dhe sodën. I përziejmë me spatul dhe i shtojmë pjesë-pjesë me lugë, duke hedhur herë nga kjo masa dhe herë qumësht në tasin ku kemi vezët me përbërësit e tjerë.

E hedhim brumin në një tavë të lyer më parë me gjalpë e kakao. E pjekim për rreth 40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E heqim nga tava pas 10 minutash dhe e lëmë të ftohet mbi një grilë, që të mos krijojë lagështirë nga poshtë.

Ndërkohë, përgatisim kremin me çokollatë: në një tenxhere të vogël hedhim panën, e vëmë në zjarr dhe kur të marrë valë e heqim nga zjarri. Shtojmë menjëherë çokollatën, të cilën e kemi grirë në copa të mëdha.

E përziejmë mirë me lugë druri derisa të kemi një krem homogjen. E lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas e lëmë në frigorifer sa të trashet, për ta lyer tortën si krem me të. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Pite me miell misri në tigan – Receta e lehtë dhe e shpejtë

Radio-Ahireti

Mantija të mbuluara në kos e hudhër – Tradita Kosovare

Radio-Ahireti

Mësoni të piqni pogaçe të shijshme me sodë bikarbonati

Radio-Ahireti

Ëmbëlsirë me hurma dhe arra, pa gjalpë dhe yndyra të shtuara

Radio-Ahireti

Receta e të dielës – Mish qengji në qumësht

Radio-Ahireti

Sardele të pjekura me hudhër dhe dafinë

Radio-Ahireti