tre-keshilla-nga-pejgamberi-as.

Tre këshilla nga Pejgamberi a.s.

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (savs), për familjen e tij të nderuar, për sahabët dhe të gjithë pasuesit.Vëllezër të respektuar!

Allahu i Plotfuqishëm, në Kuran thotë: “Dhe (vazhdoje) këshillimin, se, me të vërtetë, këshilla u bën dobi besimtarëve.” (edh-Dharijat, 55)

Në përputhje me këto fjalë të Allahut të Plotfuqishëm, sot do t’i përcjell tek ju tri këshilla, tri paralajmërime, të cilat na vijnë nga pejgamberi Muhamed (savs).

Një burrë vjen te Pejgamberi (a.s.) dhe i thotë: „O i Dërguari i Allahut, më porosit diçka (më këshillo), por shkurtimisht!“Pejgamberi (a.s.) i përgjigjet:

(1) – Kur të ngrihesh për të falë namaz, falu ashtu siç falet ai që largohet nga kjo botë!

(2) Mos fol diçka, për të cilën nesër do të kërkosh falje (do të pendohesh)!

Dhe, (3) mos e dëshiro atë që është në duart e njerëzve të tjerë!

1. Kur të ngrihesh për të falë namaz, falu ashtu siç falet ai që largohet nga kjo botë!

Namazi është shtyllë e fesë. Namazi është ajo për të cilën besimtari më së pari do të pyetet në Ditën e gjykimit, kështu që nëse namazi i tij është i rregullt, edhe veprat e tij të tjera do të jenë të rregullta, ndërsa nëse namazi i tij nuk është i rregullt, edhe veprat e tjera nuk do të jenë të rregullta. Namazi është ai që e dallon besimtarin nga jobesimtari. Namazi është biseda jonë me Allahun. Namazi mund të na afrojë me Allahun, por gjithashtu edhe mund të na largojë nga Allahu, sepse Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Atë të cilin namazi nuk e pengon nga veprimet e tij të turpshme dhe mëkatare – namazi i tij e largon nga Allahu i Plotfuqishëm.

“Në hadithin vijues, Pejgamberi (a.s.), thotë: „Ka shumë njerëz që e falin namazin, kurse prej tij ata kanë vetëm vështirësi dhe lodhje.“Dhe menjëherë në hadithin vijues thotë: „Njeriu nga namazi i tij përfiton aq sa mendon (sa është i pranishëm) në të.“Pikërisht, ky hadithi i fundit na i shpjegon të gjitha ato që u thanë më lartë, prandaj vëllezër, le të mos habitemi kur ta shohim ndonjë njeri që falet, dhe në të njëjtën kohë e vjedh pronën shtetërore ose private. Ai falet, kurse nga gjuha dhe duart e tij nuk janë rahat as insanët as hajvanët. Po, ai fizikisht është falë, por shpirti i tij ka qenë larg namazit dhe Allahut.

Transmetohet se Hasan Basriu (r.h.), ka thënë: „Çdo namaz në të cilin zemra nuk është e pranishme – çon në ndëshkim.“

(2) Mos fol diçka, për të cilën nesër do të kërkosh falje (do të pendohesh)!Proverbi thotë: „Njeriu është zotëri i fjalëve që nuk i ka shqiptuar, por është rob i atyre fjalëve që i kanë shpëtuar.“ „Katër gjëra nuk mund të kthehen: fjala e thënë, shigjeta e hedhur, jeta e kaluar dhe rasti i humbur.“

(3) Mos e dëshiro atë që është në duart e njerëzve të tjerë!Fjala është një nga armët më të forta të njeriut. Plaga e shkaktuar nga plumbi, thika… mund të shërohet, kurse plaga e shkaktuar nga fjala, nga gjuha, nuk shërohet. Për shkak të njohjes së rreziqeve të mëdha të gjuhës, Pejgamberi (savs) ka thënë:„Kush më garanton për atë që është midis nofullave të tij (dmth. për gjuhën) dhe për atë që është midis këmbëve të tij (dmth. për organin seksual) unë ia garantoj atij xhenetin.“

Në një hadith tjetër, ka thënë: „Njeriu ndonjëherë e thotë një fjalë të cilës ai nuk i jep rëndësi, pastaj për shkak të saj do të bjerë në zjarr aq thellë, sa është distanca midis Lindjes dhe Perëndimit.“Dhe pastaj, ai përsëri thotë: „Nga bukuria e Islamit është që njeriu të mos lëshohet në ato gjëra që nuk i përkasin atij.“

Le të jemi të kënaqur me atë që na ka dhënë Allahu, dhe do të jemi njerëzit më të lumtur në botë. Njeriu më i mençur është ai, i cili për nga bukuritë dhe begatitë e kësaj bote, i shikon ata që janë në një situatë më të vështirë se ai (nëse nuk ka para të mjaftueshme, ai e kujton se ka të tillë që nuk i kanë fare, nëse është i sëmurë, ai e kujton se ka edhe më të sëmurë), nërsa për sa i përket ahiretit, ai i shikon ata që janë para tij (nëse është i devotshëm, por ka edhe më të devotshëm, nëse ndanë sadakë, por ka nga ata që ndajnë edhe më shumë se ai).Vëllezër, këshillat janë si shiu. Kur bie në tokë pjellore, prej saj do të mbijnë bimë të ndryshme, ndërsa nëse shiu bie në gur gëlqeror, ai vetëm do të kalojë nëpër të.

I lutemi Allahut të Plotfuqishmin që këshillat e sotme të jenë të dobishme për ne dhe të na ruajë nga zjarri i xhehenemit.O Zoti ynë, na ndihmo në rrugë të mbarë. Largoje të keqen nga ne, dhe bëje që veprat tona më të mira, të jenë veprat e fundit në këtë botë!

O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë!

O Zot, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët.

O Zot, bëje që dita jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos në xhenetin e përjetshëm! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini

TË ngjajshme

“Kjo fytyrë nuk mund të jetë fytyrë gënjeshtari!”

Radio-Ahireti

Punët e ahiretit janë më të mira dhe të përhershme

Radio-Ahireti

Të përmendurit e Allahut i qetëson zemrat

Radio-Ahireti

Mëkatet, arsye që na ndalon nga shumë vepra të mira

Radio-Ahireti

BEDUINI QË E LA NËNËN E TIJ NË SHKRETËTIRË

Radio-Ahireti

Le ta ndiejmë ëmbëlsinë e ramazanit

Radio-Ahireti