tre-te-vdekur-dhe-316-raste-te-reja-me-covid-19-ne-kosove

Tre të vdekur dhe 316 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

195 TË SHËRUAR DHE 316 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.652 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 316 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.109.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

The post Tre të vdekur dhe 316 raste të reja me Covid-19 në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacionin mbi agjentin e Hezbollahut

Radio-Ahireti

VV: KQZ-ja ka kaluar në rrafshin e kryerjes së veprave penale

Radio-Ahireti

Twitter i mbyll përgjithmonë llogarinë ish-presidentit amerikan Trump Drejtori financiar i

Radio-Ahireti

Deputeti gjerman për liberalizimin e vizave: Ndoshta do të jetë shpërblim për Krishtlindje

Radio-Ahireti

Bota shikon shkatërrimin dhe gjakderdhjen prej 10 vitesh në Siri

Radio-Ahireti

Hoti e Zemaj takohen me përfaqësues të IKSHPK-së, paralajmërohet ashpërsim i masave

Radio-Ahireti