trudeau-ben-thirrje-per-masa-shtrenguese-ne-kanada

Trudeau bën thirrje për masa shtrënguese në Kanada

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau bëri thirrje për një shtrëngim të masave shëndetësore në vend, në mes të shqetësimit të valës së tretë të COVID-19.

 

“Kjo valë e re, e shenjuar nga një përhapje e fortë e varianteve të virusit, në veçanti e atij britanik, është shqetësuese”, tha ai në një konferencë shtypi.

“Në disa vende në Kanada, nevojiten masa më të rrepta për të frenuar përhapjen e virusit”, shtoi Trudeau, në një kohë kur provincat më të populluara, Ontario dhe Quebec, sapo kanë forcuar kufizimet e tyre antiCOVID-19.

Kanada ka regjistruar më shumë se 25 000 raste të varianteve më ngjitëse të COVID-19 që nga fillimi i vitit, me provincat më të prekura Ontario, Alberta dhe British Columbia.

Në vend janë regjistruar më shumë se një milion raste COVID-19 dhe më shumë se 23 000 vdekje të lidhura me virusin, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020./atsh

The post Trudeau bën thirrje për masa shtrënguese në Kanada appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Masat e reja? Flet ministri Vitia

Radio-Ahireti

Vaksinohen afër 1 mijë persona mbi 80-vjeç

Radio-Ahireti

Arabia Saudite vendos të mbyllë 8 shkolla turke në vend

Radio-Ahireti

Misioni amerikan në NATO e korrigjon Stoltenbergun për takimin me Kurtin: Kryeministër i Republikës së Kosovës

Radio-Ahireti

Kolona të gjata në kufi, pritje mbi shtatë orë për të dalë nga Kosova

Radio-Ahireti

Kurti: Objektivi ynë është vaksinimi i 60% të popullatës

Radio-Ahireti