Image default

Tubimet elektorale në pandemi, rrezik i shtuar për shëndetin publik

Tubimet elektorale në kohë pandemie po paraqesin rrezik për shëndetin publik. Institucionet përgjegjëse thonë se janë duke inspektuar këto tubime elektorale.

Përkundër që nga institucionet shtetërore po bëhet thirrje për respektim të masave antiCOVD, vet partitë politike nuk po respektojnë këto masa.

Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve tha se politikanët po rrezikojnë në masë të madhe shëndetin publik duke organizuar tubime.

“Kjo tregon një sjellje të papërgjegjshme të partive politike të cilat duke shkelur ligjin kërkojnë votën e qytetarëve. Për më keq, ne jemi duke shkuar drejt rritjes së numrit të infektuarve në Kosovë. Gjithashtu këto veprime të partive politike e minojnë përpjekjen që qytetarët dhe bizneset të respektojnë masat antiCOVID”, tha për RTV Dukagjinin, Besim Kodra.

Por këto tubime të partive politike janë duke u inspektuar nga institucioni përgjegjës për këtë punë, përcjell Telegrafi.

“Nga dita e parë kur janë raportuar që ka mbledhje të njerëzve në fushata, ne bashkë me policinë kemi mbajtur takim me KQZ-në dhe kemi ngritur shqetësimin tonë. Aty ne kemi paraqitur shqetësimin tonë se janë duke u shkelur vendimet e qeverisë dhe ne si autoritete do të tregohemi të pa kompromis ndaj të gjithëve që shkelin ligjin”, deklaroi drejtori i AUV, Lamir Thaçi.

Që nga fillimi i zbatimit të Ligjit antiCovid, policia ka shqiptuar mbi 120 mijë gjoba për qytetarë e biznese që nuk kanë respektuar masat parandaluese kundër coronavirusit.

The post Tubimet elektorale në pandemi, rrezik i shtuar për shëndetin publik appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Mësuesja nga Kosova pretendente për të thyer rekordin Guinness për herë të tretë

Radio-Ahireti

Një i vdekur dhe 398 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Komuna e Prishtinës dënon dy parti politike për shkelje të Ligjit antiCovid-19

Radio-Ahireti

“Pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022”

Radio-Ahireti

Ekipi mbrojtës i Salih Mustafës fillon misionin e tij më 19 mars në Kosovë

Radio-Ahireti

Afrika e Jugut lejon bartjen e shamisë për femrat muslimane në ushtri

Radio-Ahireti