Image default

Turbullohet uji në Liqenin e Badocit, reduktime në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq

KRU “Prishtina” ka njoftuar se nga sonte do të reduktojnë prodhimin e ujit në fabrikën e Badocit, për shkak të nivelit të lartë të turbullirës në Liqenin e Badocit, të krijuar pas reshjeve të fundit.

Për këtë arsye një pjesë e Prishtinës, si dhe Fushë Kosova e Obiliqi sonte nga ora 19:30 do të mbesin pa ujë të pijshëm.

Njoftimi i KRU “Prishtina”

Të nderuar konsumatorë, ju të cilët furnizoheni me ujë të pijshëm nga fabrika e trajtimit të ujit Badoc, se duke filluar sonte nga ora 19:30 jemi të detyruar të zvogëlojmë dukshëm prodhimin/ trajtimin e ujit në këtë fabrikë.

Arsyeja e reduktimit të prodhimit të ujit në këtë fabrikë , është niveli i lartë i turbullirës që u shfaq tash, pas reshjeve atmosferike që mbushën këtë liqe mbi 3 metra me ujë.

Nga ky reduktim prodhimi ( nga ora 19:30, sonte) do të afektohen këto zona: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiqani, Bregu i Diellit, pastaj pikat e tjera të kryeqytetit si: Tophanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit, pastaj qyteti i Fushë Kosovës dhe Obiliqi, pothuajse te gjitha zonat mbesin pa ujë sonte prej ores 21:00.

Niveli i lartë i turbullirës e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë.

TË ngjajshme

Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Radio-Ahireti

Humbje e thellë e LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë

Radio-Ahireti

Kosovarët nuk e ndalën luksin as në pandemi, blenë rreth 60 milionë euro vetura

Radio-Ahireti

Fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

Radio-Ahireti

Së shpejti fillon ndërtimi i parkingut nëntokësor në kryeqytet

Radio-Ahireti

“Komuniteti turk, themeli i palëkundur i urës mes Kosovës dhe Turqisë”

Radio-Ahireti