Image default

Turqi, urdhër arreste për 329 të dyshuar lidhur me FETO-n

Prokurorët në Turqi lëshuan urdhër-arreste për 329 anëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, theksuan sot burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në operacionin me bazë në Stamboll i zhvilluar paralelisht në 42 qytete, urdhër arreste u lëshuan për 294 të dyshuar, bëri të ditur Zyra e prokurorit në një deklaratë.

Të dyshuarit, me 292 prej tyre të shkarkuar ose ushtarë në detyrë, u pohua të ishin të përfshirë në “strukturën e shërbimeve private” të organizatës në Forcat e Armatosura Turke, thuhet në deklaratë.

Disa prej të dyshuarve janë arrestuar dhe është duke u zhvilluar kërkimi për ata që kanë mbetur, theksohet më tej.

Në një operacion të ndarë në provincën perëndimore Balikesir, u lëshuan urdhër arreste për 7 të dyshuar të FETO-s që fshiheshin në shtëpitë e celulave të grupit terrorist dhe 5 prej tyre u arrestuan, tha një burim sigurie në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.

Kërkimi është duke vazhduar për dy të dyshuarit e mbetur, theksoi burimi.

Në një operacion tjetër në provincën veriperëndimore Edirne, urdhër arreste u lëshuan për 20 të dyshuar lidhur me FETO-n ndërsa ekipet e policisë arrestuan 18 prej tyre në operacione paralele në 10 provinca, tha Zyra e prokurorisë.

Të dyshuarit e arrestuar përbëhen nga oficerë të shkarkuar të ushtrisë, avokatë, oficerë policie, mjekë dhe mësues, theksohet më tej, duke shtuar se kërkimi për dy të dyshuarit e mbetur është duke u zhvilluar.

Ekipet e policisë në provincën veriperëndimore Kocaeli arrestuan 8 të dyshuar mbi lidhjet me FETO-n përfshirë 4 personelë të xhandarmërisë në detyrë në një operacion të zhvilluar paralelisht në gjashtë provinca.

FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fethullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

The post Turqi, urdhër arreste për 329 të dyshuar lidhur me FETO-n appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Kurti në takim ambasadorin e Turqisë: Do ta shqyrtojë vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Radio-Ahireti

102 mijë e 100 votues jashtë vendit – KQZ-ja i përfshinë në listë votuese edhe ata që nuk u lajmëruan në telefon

Radio-Ahireti

Raport: Murgeshat në Gjermani shitën fëmijët jetimë për abuzim seksual në vitet 1960-1970

Radio-Ahireti

Liderët kryesorë evropianë urojnë Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë

Radio-Ahireti

Ambasada amerikane: Korrupsioni, ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës

Radio-Ahireti

Lituania pro heqjes së vizave për Kosovën, Finlanda e rezervuar

Radio-Ahireti