turqia-fillon-dy-operacione-te-reja-kunder-terrorizmit

Turqia fillon dy operacione të reja kundër terrorizmit

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi fillimin e dy operacioneve të reja kundër terrorizmit të emërtuar “Eren-4 Karlıova-Varto” dhe “Eren-5 Bagok”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë rikujtohet se operacionet “Eren” kanë filluar në ditët e para të vitit 2021 në përkujtim të Eren Bülbül, djalit 15-vjeçar që është martirizuar nga anëtarët e organizatës terroriste separatiste.

Teksa vihet në dukje se vazhdojnë operacionet “Eren-1 Tendürek”, “Eren-2 Lice” dhe “Eren-3 Ağrı Dağı”, në deklaratë thuhet se kanë filluar në mënyrë të përbashkët operacionet “Eren- 4 Karlıova-Varto” dhe “Eren-5 Bagok”.

Sipas ministrisë, në operacion “Eren- 4 Karlıova-Varto” marrin pjesë 93 njësi operacionale me gjithsej 1.620 forca të përbërë nga njësitë e forcave komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe njësitë e forcat e sigurisë.

Në operacion “Eren-5 Bagok” marrin pjesë 145 njësi operacionale me gjithsej 2.550 forca të përbërë nga njësitë e forcave komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe njësitë e forcat e sigurisë.

The post Turqia fillon dy operacione të reja kundër terrorizmit appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Merkel në Bundestag kërkon prodhim europian të vaksinës

Radio-Ahireti

Sot mbahet seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Radio-Ahireti

DASH: Kina po kryen gjenocid kundër Ujgurëve

Radio-Ahireti

Vandalizohet xhamia turke në Kassel të Gjermanisë

Radio-Ahireti

Biden nuk e ndryshon vendimin e Trumpit në lidhje me Kudsin

Radio-Ahireti

Kurti liron nga detyra një zëvendësministër

Radio-Ahireti