u-mblodhen-per-te-bere-fushate,-aak-dhe-nisma-gjobiten-me-nga-2-mije-euro

U mblodhën për të bërë fushatë, AAK dhe Nisma gjobiten me nga 2 mijë euro

Por që nga data 3 shkurt partitë politike kanë të drejtën e hapjes së fushatës elektorale.

Por janë pikërisht partitë politike të cilat nuk kanë pritur deri në këtë datë dhe fushatën e kanë startuar shumë më herët.

Të njëjtëve nuk po u bëhet vonë për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe vazhdojnë të mblidhen me shumë përkrahës anembanë vendit.

Por është pikërisht Drejtori e Inspkecionit që së fundi ka gjobitur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Nismën Socialdemokrate, pasi të njëjtët nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, transmeton lajmi.net.

Që  të dyja partitë janë gjobitur me nga 2000 euro.

Postimi i plotë:

Askush mbi ligjin!

Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.

Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit.

Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!/Lajmi.net/

TË ngjajshme

Ky është i riu që vdiq sot në aksidentin në Kijevë të Malishevës

Radio-Ahireti

Tollovi për patentë shoferë, qytetarët nuk respektojnë masat anti-Covid

Radio-Ahireti

Vuçiq pas ardhjes së Biden në krye të SHBA: Do të ketë presion vetëm mbi Serbinë

Radio-Ahireti

8 vdekje dhe 554 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Radio-Ahireti

Aliu: Ferizaj po bëhet qendër urbane model në gjithë vendin

Radio-Ahireti

Mashtroi me kredinë COVID-19, gjykata në Zvicër dënon me 26 muaj burg kosovarin

Radio-Ahireti