uji-dhe-lutja-jane-jeta-jone

Uji dhe lutja janë jeta jonë

Autor: Fikret Čančar

Uji, fjala magjike e jetës. Fjalë që tek ne zgjon vetëm gjëra të bukura dhe e ndërlidh me pastërtinë. Në gjuhën tonë ekziston një fjalë e ngjashme me të (sh.p. bosnjakisht ‘voda’-ujë, ‘dova’-lutje), dhe me kuptim pothuajse të njëjtë. Njëri është burimi i jetës në tokë, ndërsa tjetri është burimi dhe zgjidhja e jetës në botën tjetër.

Të ndërthurura mes veti, ato e plotësojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën; me ujë pastrohemi nga papastërtia e kësaj bote kur duam të kemi kontakt shpirtëror me të Madhërishmin përmes lutjes, ndërsa paraqet një lëng i çmuar përmes të cilit e ruajmë shëndetin dhe marrim fuqi për plotësimin e veprimeve të cilat e kënaqin Allahun e Madhërishëm. Sipas Kur’anit, uji është burim i jetës, siç thuhet në Kur’an:  “Ne krijojmë gjithçka të gjallë nga uji” dhe: “Thuaj: “Mendoni: nëse ujërat tuaja ju shteren, kush (përveç Allahut) do t’ju sjellë ujë rrjedhës?!”

Që në kohërat e lashta njerëzit kanë luftuar për epërsi të disave mbi të tjerët, ndërsa si mjet për epërsi, jo rrallë, është përdorur edhe uji. Janë bërë luftëra të mëdha, ndërsa edhe sot bëhen luftëra për lëngun që domethënë jetë. Uji kohëve të fundit është bërë një mundësi për t’u pasuruar, pavarësisht nga shkatërrimi i florës dhe faunës që ndërlidhet me ujin.

Meqenëse jemi dëshmitarë të ndërhyrjeve të mëdha në lidhje me ujin, nuk mund e të mos pyetemi: “A ia vlen energjia elektrike të krahasohet me dëmet e pariparueshme të prodhuara nga ndërtimi i digave të mëdha apo tubimi i ujit nëpër tubacione për hidrocentralet e vogël? Me siguri jo, ndërsa çdokush që mendon ndryshe, le të kujtohet për ujërat e lumenjve nëpër malet e bukura, të cilat tani janë futur në tubacione.

Nga ana tjetër, digat dhe akumulimet e ujit jo vetëm që e dëbuan popullatën nga disa zona, por ndryshuan dhe e shkatërruan mikroklimën që ndikojnë në jetën e popullatës lokale, të cilët ende e kujtojnë kohën kur pemët dhe fushat në fund të vitit jepni mjaftueshëm fryte dhe kultura bujqësore, dhe kur mund të shijohej natyra e paprekur.

Sot vendbanimet nuk janë më si më parë. Madje nëse kësaj ia shtojmë pakujdesinë e popullatës lokale që hedhin mbeturina, dhe mosekzistimi i eko-policisë që t’i gjobis shkelësit, na bëhet krejtësisht e qartë se jeta në lumenj dhe rreth lumenjve krejtësisht është shuar.

Meqenëse kohëve të fundit aktualizohet ndërtimi i shumë hidrocentraleve të mëdha dhe të vogla, përmes këtij shkrimi modest dua ta shpreh protestën dhe rezistencën time.

Lumenjtë janë mirësia jonë e përbashkët. Shkatërrimi shtesë i lumenjve dhe përrenjve është shkelje e amanetit Hyjnor dhënë njerëzve në Tokë. Çfarë do t’u lëmë pasardhësve tanë, ujin dhe lutjet, apo thjesht vetëm lutjen përmes të cilës do t’i mallkojnë paraardhësit e tyre të cilët e shkatërruan natyrën e tyre dhe ua pamundësuan jetën dhe veprimin normal për këtë dhe për botën tjetër.

Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]

TË ngjajshme

Mos kërkoni njerëz perfekt sepse nuk ekzistojnë…

Radio-Ahireti

Baba i mirë nuk është ai që fiton shumë para, por ai që nuk e braktis familjen e tij

Radio-Ahireti

Si të largohemi nga mëkatet që i bëjmë fshehtas

Radio-Ahireti

Hazreti Omerit iu premtua Xhenneti deri sa ishte gjallë, por ky e kërkonte Uvejs el-Karanin të bëj dua Allahut për të

Radio-Ahireti

“O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat…”

Radio-Ahireti

Ne të dy jemi robër të Allahut, është e pamundur që Allahu ty të të kujtojë, kurse mua të më harrojë

Radio-Ahireti