ulqini-mbyllet-si-pasoje-e-rritjes-se-rasteve-me-koronavirus

Ulqini mbyllet si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus

Në komunën e Ulqinit do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore, qendrat tregtare, qendrat sportive si dhe parqet publike. Në ambientet publike nuk lejohet grumbullimi i më shumë se katër personave. Mbajtja e maskës është e detyrueshme si në ambiente të mbyllura ashtu edhe të hapura. Dalja nga banesa është e lejueshme nga ora 05:00 deri në ora 21:00.

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, njoftoi se u mor vendimi për të mos bllokuar plotësisht Malin e Zi dhe për të pritur për dhjetë ditët e ardhshme, për të parë efektet e masave aktuale. Ajo u bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat aktuale. Procesi i imunizimit, siç deklaroi ajo, po shkon sipas planit.

Janko Odoviq, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave, tha se do të formohen tre ekipe të cilët do të merren me monitorimin e respektimit të masave. Këto ekipe janë anëtarë të Drejtorisë së Policisë, punonjësve të Drejtorisë për Çështjet e Inspektimit dhe Ushtrisë së Malit të Zi.

Një ditë më parë zyrtarët vendor të Komunës së Ulqinit kërkuan nga Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi që të miratohet një vendim i tillë nga frika se në këtë komunë mund të përkeqësohet edhe më shumë situata me COVID-19.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik dëshmojnë për një përkeqësim të situatës në Ulqin, me një rritje të rasteve të reja ku aktualisht numërojnë 379 të infektuar dhe me dhjetëra raste të vdekjeve.

 

TË ngjajshme

Osmani si Kurti, i quan zgjedhjet referendum: Krejt dhe drejt për 127

Radio-Ahireti

Humbje e thellë e LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë

Radio-Ahireti

Maqedonia e Veriut porosit vaksinat kineze

Radio-Ahireti

Biden dhe Trudeau takohen muajin e ardhshëm

Radio-Ahireti

Evakuohet fabrika e vaksinave për Covid-19, iu dërgua pako e dyshimtë

Radio-Ahireti

Kurti injoron në rrjete sociale vizitën që bëri tek futbollistët e Kosovës, nuk poston asgjë për të

Radio-Ahireti