une-e-dua-pejgamberin-e-allahut,-po-ti?!

Unë e dua Pejgamberin e Allahut, po ti?!

Përgatiti: Lutfi Muaremi

Ta duash Pejgamberin e Allahut me dashuri të vërtetë, kërkon që atë ta njohësh thellësisht. Një nga mënyrat në të cilën mund ta bëjmë këtë është të studiojmë sira’n e tij – biografinë e tij, si individë, si familjar dhe si pjesëtar i shoqërisë. Përvetësimi dhe njohuria e jetës së tij dhe personalitetit të tij do të na mundësojë të zhvillojmë dashuri të bazuar në njohuri dhe vlerësim për karakterin e tij të përsosur dhe të kompletuar.

Ishim me Pejgamberin, salAllahu alejhi ue sel-lem ndërsa ai e kapi për dore Omerin, me ç’rast Omeri i tha: O i dërguari i Allahut, ti je më i dashur tek unë se çdo gjë me përjashtim të vetes sime! Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Jo, pasha Allahun, përderisa të mos jem edhe më i dashur se vetja jote për ty! Omeri tha: Për Zotin ti më je më i dashur se vetja ime!”

Dashuria e sinqertë për Allahun dhe Muhammedin, salAllahu alejhi ue sel-lem ta sjell jo vetëm Xhennetin, por edhe shoqërimin e tij.

Një njeri e kishte pyetur Muhammedin, salAllahu alejhi ue sel-lem: Kur është Kijameti? Po çka ke përgatitur për të?, e pyeti Muhammedi salAllahu alejhi ue sel-lem. Nuk kam përgatitur shumë as namaz, as agjërim dhe as sadaka,  por e dua Allahun dhe të Pejgamberin e Tij! – u përgjigj njeriu. Ti do të jesh me ata që i do, e përgëzoi Muhammedi, salAllahu alejhi ue sel-lem.

Vetëmohimi dhe sinqeriteti i tij, ndershmëria dhe vërtetësia e tij, bujaria dhe zemërgjerësia e tij – nuk kanë të krahasuar. Gjatë përndjekjes nga banorët e Mekkes, ndërsa ishte i plagosur dhe fshinte gjakun nga fytyra e tij, i drejtohet Allahut me këto fjalë, “O Allah! Fale popullin tim, ata nuk dinë se çfarë po bëjnë”.

Kjo ngase, Allahu i Madhërishëm e thekson qëllimin e dërgimit të Pejgamberit, Muhammed salAllahu alejhi ue sel-lem: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” [EL-ENBIJÂ’, 107]

Dhembshuria dhe mëshira e tij janë të pashembullta. Ai luante me jetimët e shmangur nga shoqëria. Ai bënte shaka me fëmijët dhe u shërbente të moshuarve. Në një incident të njohur, ai e zgjati sexhden gjatë namazit, në mënyrë që të mos e shqetësonte nipin e tij që ishte ngjitur në shpinën e tij.

Mirësia e tij i përfshiu të gjitha krijesat në tokë. Ai kujdesej për kafshët, duke kuruar krahun e zogut të dëmtuar. E inkurajoi ruajtjen e ujit dhe paralajmëroi kundër ndotjes së lumenjve dhe deteve. E nxiti mbjelljen e pemëve, duke thënë, “Kush mbjell një pemë dhe ajo jep fruta, Allahu për atë njeri  mbjell një pemë në Xhennet.”

Ai paraqet shembull në drejtësi, sepse ai kurrë nuk bëri dallim midis të fortit dhe të dobëtit, të pasurit dhe të varfërit, mikut ose armikut, dhe muslimanit apo jomuslimanit. Marrëdhënia e tij me të gjithë ishte e bazuar në dashuri, dhembshuri dhe mirëkuptim. Shoqëria hebreje në Medinë ishte i impresionuar nga paanësia dhe drejtësia e tij dhe shpesh i drejtohej atij për të ndërmjetësuar.

Transmetohet se Aliu, radijAllahu anhu ka thënë: “Pejgamberi për ne është më i dashur sesa pasuria jonë, fëmijët tanë, baballarët tanë, të parët tanë, nënat tona dhe uji i freskët në kohën e etjes së fortë.”

Ndërsa përpiqemi ta zhvillojmë këtë nivel dashurie për Pejgamberin tonë të Dashur, duhet ta kuptojmë se ky nuk paraqet emocion statik, por gjithashtu është një proces aktiv. Dashuria jonë për të shfaqet në veprimet tona përmes përkushtimit dhe bindjes. Allahu thotë: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).” [ÂLI ‘IMRÂN, 132]

Le të përpiqemi ta ndjekim modelin e tij, t’i vëzhgojmë mësimet e tij dhe të jetojmë sipas shembullit të tij.

اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّد كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَعَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ. اللَّهُمَّ بَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ، وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ كَمَا بَارَكْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَعَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ.

Allahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid. Allahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.

“Allahu ynë! Mëshiroje Muhammedin dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij! Pa dyshim, Ti je i madh e i denjë për lavdërim!
Allahu ynë! Bekoje Muhammedin dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij! Pa dyshim, Ti je i madh e i denjë për lavdërim!”

[Isl@mpress.ch]

TË ngjajshme

Rregull kuranor – Mos e humbni shpresën në ndihmën e Allahut!

Radio-Ahireti

Malli për Ramazanin

Radio-Ahireti

Fjala e bukur, oksigjen i shpirtit

Radio-Ahireti

Të mundohemi të pastrojmë zemrat tona…

Radio-Ahireti

Nata e dëshirave – Për çfarë dëshire flitet në natën e Regaibit!?

Radio-Ahireti

Armiku më i madh i lirisë është skllavi i lumtur

Radio-Ahireti