“une-jam-egjeli-yt,-te-mbys-me-thike”,-gjykata-merr-vendim-per-burrin-qe-kanosi-gruan-dhe-djalin

“Unë jam egjeli yt, të mbys me thikë”, gjykata merr vendim për burrin që kanosi gruan dhe djalin

Gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 26.01.2021 deri me datën 25.02.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Me datë 25 janar, në shtëpinë familjare, i pandehuri F.B., në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike dhe fizike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që i pandehuri shkon i dehur në shtëpi, fillon ta fyej të dëmtuarën me fjalë ofenduese, dhe pastaj fillon duke e kanosur, “Unë jam egjeli yt, kam te ta nxjerr unë burgunty”, e dëmtuara largohet nga shtëpia, pastaj kthehet pas 30 minutave, ku përsëri i pandehuri vazhdon me fyerje dhe fjalë ofenduese, aty ndërhyn djali i të pandehurit dhe e largon të pandehurin F.B., nga dhoma.

– Po ashtu, më datë, 26 janar në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike dhe fizike të dëmtuarit – djalit të tij në atë mënyrë që, deri sa i dëmtuari – djali i tij, ishte duke biseduar me nënë e tij, në ato momente ndërhynë i pandehuri, në prezencë të anëtarëve tjerë të familjes duke e kanosur se “të mbys me thikë” me ç ’rast tek i dëmtuari – djali i tij ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë.

– Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masat tjera pos masës së paraburgimit (arresti shtëpiak apo masa e paraqitjes në stacion Policor), mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale, ambientin e kryerjes së veprës penale, marrëdhëniet e acaruara ndërmjet të pandehurit dhe viktimës, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

U raportua se kaloi natën në një kazino në Tiranë – Flet këshilltari politik i Albin Kurtit

Radio-Ahireti

Përçarje edhe në ceremoni mortore? Harry do marrë pjesë në varrimin e Princit Philip, nuk dihet për Meghan

Radio-Ahireti

Zgjedhjet në Preshevë, Sinani fton qytetarët për maturi politike

Radio-Ahireti

Lajçak njofton se ka takuar sot Vuçiqin, thotë se është radha e Kurtit t’i shkojë në Bruksel

Radio-Ahireti

Osmani uron turqit: Ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor të Kosovës

Radio-Ahireti

Serbi, mijëra persona protestojnë kundër ndotjes

Radio-Ahireti