ushtria-ne-mianmar-shperndan-protestuesit-kunder-pucit

Ushtria në Mianmar shpërndan protestuesit kundër puçit

Demonstruesit u mblodhën para një qendre të njohur tregtare në Jangon, duke thirrur slogane kundër puçit.

Forcat e policisë i ndoqën ata nga rruga kryesore dhe korsitë e afërta.

Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga protestat, prejse ushtria ka marrë pushtetin më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur dhe udhëheqësen e saj, Aung San Suu Kyi.

Suu Kyi, e cila është vënë në arrest shtëpiak, nuk është parë qëkur ka ndodhur puçi.

Ajo pritet të dalë në gjykatë javën e ardhshme, për disa akuza të ngritura nga ushtria, por që shihen si të motivuara politikisht.

Junta ushtarake ka thënë se ka organizuar puçin, pasi në zgjedhjet e nëntorit, që i ka fituar partia e Aung San Suu Kyisë, ka pasur mashtrime të gjera.

Vëzhguesit e zgjedhjeve kanë thënë se ato kanë qenë të drejta.

Ushtria ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë një vit dhe se, pastaj, do të organizohen zgjedhje të reja.

Disa vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit. /REL

TË ngjajshme

Besnik Berisha: Vrasja e Agonis Tetaj ishte vetëm një aksident tragjik

Radio-Ahireti

Hoxhaj: Me njohjet personale që kam me Bidenin e Merkelin, përfiton Kosova

Radio-Ahireti

​Borë në Kroaci, ndërpriten disa linja të trageteve

Radio-Ahireti

Visar Ymeri vetëm katër ministra i quan emërime shumë të qëlluara

Radio-Ahireti

​Limaj uron LVV-në: Është koha për punë dhe qeveri stabile, Nisma nuk do të ndalet

Radio-Ahireti

KDI: Skandal në Komunën e Prizrenit, çmimi i ulëseve të qytetit rritet 9900%

Radio-Ahireti